“Jemi në fillimin e revolucionit”- Berisha: Nuk besoj se Edi Rama ikën me votë

KOMENTE


SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, zhvilloi këtë të hënë një mbledhje me drejtuesit politik të qarqeve në PD. Në fjalën e rij Berisha tha se drejtuesit duhet të diskutojnë me të gjithë ata që janë skeptik ndaj revoluionit të nisur nga Partia Demokratike. Berisha tha se kryeministri Rama nuk ikën me votë ndaj demokratët duhet të jenë të bashkuar dhe në protesta mbarëkombëtare.

“Nuk mund të ecet kurrë ‘business as usual’. Regjimi nuk rrëzohet. Është e domosdoshme që kryetarë grupesh të organizojnë mbledhjet në kryesitë e degëve, në aktivët e degëve, në takime intensive të hapura me qytetarët.

Thashë dhe njëherë, kam mirëkuptim për të gjithë ata që e shohin me skepticizëm revolucionin, për të gjithë ata që ky term u duket i largët ose joreal. Por kur shoh vendin tim, që rrokulliset dhe shuhet në këtë mënyrë, secili duhet t’i shtrojë pyetjen vetes: si mund ta shpëtojë?

- Advertisement -

Mund ta shpëtojmë vetëm duke u bashkuar. Ky regjim nuk ikën ndryshe.

Nëse ndonjë mendon se ky ikën me votë, personalisht nuk besoj se ikën me votë.

Çdo ditë tregon se ky shtetin mafioz po e shndërron gjithnjë e më shumë në makineri mafioze elektorale.

Njerëzit na mbështesin!

Protesta të tilla nuk ka parë Shqipëria.

Do të doja që këtë diskutim ta kemi të lirë, ndaj dhe mediat të na falin se ky është një takim pune me të cilin ne duhet të debatojmë lirshëm për të arritur në përfundime sa më të drejta, sa më të sakta” tha Berisha.

Gjithashtu ai shtoi se PD është vetëm në fillim të revolucionit.

“Një revolucion, i cili normal fare sot për shumë e shumë qytetarë tingëllon një fjalë e largët, ka, ata të cilët janë sot 32-vjeçarë, nuk kanë përjetuar dhe nuk kanë asgjë në memorie për një revolucion paqësor.

Të tjerët, me të drejtë e dëgjojnë me skepticizëm këtë fjalë, por e vërteta është se në kushtet e këtij monizmi, i cili ka asgjësuar ligjet, Kushtetutën, shtetin ligjor, pa një elektroshok të këtij sistemi, pa një përmbysje të tij, unë nuk di si mund të ketë zgjidhje tjetër.

Ndaj dhe ne, duhet të bëjmë një punë të jashtëzakonshme për të bindur shqiptarët në këtë tezë.

Për të tërhequr shqiptarët në këtë lëvizje, për ta shndërruar këtë në një çështje të të gjithë shqiptarëve.

Mendoj se jemi në fillimet e tij, por fillime shumë të mbara.

Mos harroni një gjë, nga viti 1991, këto janë protestat e para në historinë e Shqipërisë në të cilat forca politike, që organizon ato, ka vetëm një funksionar në shtet, një kryetar bashkie.

Prandaj dhe kjo është një gjë jashtëzakonisht pozitive. Këto janë fillesat e një revolucioni.

Edi Rama gjatë viteve në bashki organizoi 753 protesta. Por nuk realizoi asnjë të vetme pasi iku nga bashkia. Pra, ishin protesta të qeveritarëve, të zyrtarëve. Jo të qytetarëve të revoltuar.

U ndala këtu për të theksuar se fillimi është shumë i mirë. Imagjinoni sakrificën e atyre njerëzve për të mbushur sheshin si kurrë më parë”, tha Berisha.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 













LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here


Etiketimet

Akuzoi Ramën se po punonte kundër Kosovës për para, Haradinaj ndryshon qëndrim

Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha në emisionin Now në Euronews Albania se qëndrimi i kryeministrit Edi Rama gjithmonë në përputhje me partnerët tanë,...

Shkodrania e martuar me një serb: Le të pajtohen Kurti e Vuçiçi

Lulja nga Shkodra ka treguar në një intervistë për Euronews Albania se e shqetëson marrëdhënia e Kosovës dhe Serbisë mbi të gjitha për rininë...

Haradinaj trondit me rrëfimin: Më vranë 2 vëllezërit në luftë, tjetrin e plagosën

Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tregoi në emisionin Now në Euronews Albania se ka humbur 2 vëllezër gjatë luftës për çlirimin e Kosovës, ndërsa...





TË FUNDIT

Akuzoi Ramën se po punonte kundër Kosovës për para, Haradinaj ndryshon qëndrim

Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha në emisionin Now në Euronews Albania se qëndrimi i kryeministrit Edi Rama gjithmonë në përputhje me partnerët tanë,...

Shkodrania e martuar me një serb: Le të pajtohen Kurti e Vuçiçi

Lulja nga Shkodra ka treguar në një intervistë për Euronews Albania se e shqetëson marrëdhënia e Kosovës dhe Serbisë mbi të gjitha për rininë...

Haradinaj trondit me rrëfimin: Më vranë 2 vëllezërit në luftë, tjetrin e plagosën

Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tregoi në emisionin Now në Euronews Albania se ka humbur 2 vëllezër gjatë luftës për çlirimin e Kosovës, ndërsa...

Dhëndri serb i shqiptarëve: Nuk kam frikë nga Policia e Kosovës, jemi bërë miq

Euronews Albania ka shkuar në Banjskë, aty ku mundi të intervistojë një serb i cili është martuar me një shqiptare dhe prej 16 vitesh...

Vëllai i policit hero, Bunjaku: Kjo është tokë shqiptare!

Rreshteri Afrim Bunjaku, i cili ishte pjesëtar i Policisë së Kosovës nga viti 2001, u vra mëngjesin e 24 shtatorit pas përplasjes me një...













Sondazh

Si i vlerësoni qëndrimet e kryeministrit Kurti për situatën në veri të Kosovës? Kush ka të drejtë?
×