“Jemi ndryshe por jemi heronj” – Fëmijët me aftësi ndryshe shfaqje kundër përbuzjes
Karrigia me rrota do të ishte fati i Elonës. Që në lindje këmbët e saj do të shfaqnin probleme, por 9-vjeçarja falë vullnetit arriti që ta kthejë karrigen në shoqen e saj më të ngushtë.
“Ne jemi ndryshe, por jemi heronj”, shfaqja që bëri bashkë fëmijë me sindromën down, të spektrit të autizmit si dhe fëmijë me nevoja të veçanta, emocionoi një publik të tërë.
“Unë do interpretoj një skeç djalë-mama dhe një monolog për fëmijët me aftësi të kufizuara”, thotë Jamarbër Hoxha.
Ndërgjegjësimi i shoqërisë për këta fëmijë nuk është ende në nivelin e duhur. Shpeshherë ata janë pre e bullizmit dhe e përbuzjes, jo vetëm nga bashkëmoshatarë, por dhe të rritur.
“Shërben si një formë edukimi dhe sensibilizimi për gjithë shoqërinë, të vijmë përmes një shfaqjeje dhe të tregojmë talentet dhe gjithë potencialet që jo vetëm fëmijët me autizëm, por dhe fëmijët me nevoja të veçanta kanë. Është forma më e duhur për të ardhur pranë publikut…Arti është një formë fantastike se si këta fëmijë kanë mësuar të socializohen, kanë mësuar emocionet, empatinë”, thotë Anisa Dizdari, terapiste.
Belkisa dhe Marvi, fëmijë me sindromën down, sollën performancën e tyre në kërcim.
Problemet me shikimin nuk e kanë penguar Denadën, të luajë në violinë.
Të gjithë jemi njësoj por në forma të ndryshme dhe këta fëmijë janë prova.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta