Fëmijët që kërkojnë lëmoshë, 4 denoncime për prindërit që i braktisën
Fëmijë që kërkojnë lëmoshë, vetëm apo të shoqëruar nga të rritur, gjen në disa rrugë të Tiranës. 4 prindër janë denoncuar përgjatë vitit 2022 në strukturat e policisë së Tiranës për lënie të fëmijëve në situatë rruge.
Fëmijët në situatë rruge vazhdon të mbetet një problem i pa zgjidhur në Shqipëri. Edhe pse janë marrë disa iniciativa nga institucione për të mos lejuar fëmijë në rrugë, por orientimin e tyre drejt institucioneve siç janë kopshte, çerdhe apo shkolla sërish në kryeqytet gjejmë fëmijë në disa zona të Tiranës.
Gazetarja: Sa vjeç je?
Djali: 7
Gazetarja: Shkon në shkollë ti?
Djali: Po.
Gazetarja: Pse s’ke shkuar në shkollë?
Djali: …
Gazetarja: Ku e ke mamin dhe babin?
Djali: I kam në punë.
Gazetarja: Po ti çfarë po bën këtu?
Djali: Po bëj xhiro.
Shpesh herë ata janë të shoqëruar edhe nga prindërit e tyre. Një pjesë lypin para, disa të tjerë shfrytëzohen për punë. Ata janë kryesisht të moshave, 6, 8, 10, apo 12 vjeç.
Sipas të dhënave të Policisë së Shtetit përgjatë vitit 2022 janë regjistruar 4 denoncime për prindër të cilët kanë lënë fëmijët e tyre në rrugë.
Në bazë të kushtetutës së Shqipërisë Neni Neni 54, pika 3 “Çdo fëmijë ka të drejtë të jetë i mbrojtur nga dhuna, keqtrajtimi, shfrytëzimi dhe përdorimi për punë, e veçanërisht nën moshën minimale për punën e fëmijëve, që mund të dëmtojë shëndetin, moralin ose të rrezikojë jetën a zhvillimin e tij normal.”
E po ashtu edhe ligji për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve sanksionon se strukturat mbrojtëse të fëmijëve kanë për detyrë të identifikojnë në mënyrë aktive dhe të trajtojnë me përparësi çdo rast të fëmijëve të shfrytëzuar apo që qëndrojnë në rrugë.
LEXONI GJITHASHTU:
Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:46 Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve