Vendet skandinave në alarm, anija e spiunazhit, Suedia: Rusia kërcënim akut

20 Prill 2023 | 16:09

Qeveritë e Suedisë dhe Norvegjisë janë në alarm nga misioni rus i spiunazhit në detin e Veriut.

Një dokumentar i transmetuar nga televizionet e vendeve nordike akuzon Rusinë se po mbledh të dhëna dhe po përgatit akte sabotazhi në rajon.

Teksa pret të anëtarësohet në NATO, Suedia është në gatishmëri.

“Kjo konfirmon atë që kemi ditur prej kohësh, se Rusia nuk është vetëm një kërcënim akut për sigurinë dhe lirinë e Ukrainës, por edhe një kërcënim për vendet në rajonin tonë, përfshirë Suedinë. Sikurse e thash, kjo nuk është një risi, por është një arsye përse kemi vënë në lëvizje trupat tona. Në një çast mund të na duhet të reagojmë, por nuk do të flas për këtë në këto momente”, tha Ulf Kristersson, kryeministër i Suedisë.

Nga ana e saj, Rusia mohon akuzat. Zëdhënësi i presidentit Putin u bën thirrje vendeve nordike për më shumë vëmendje ndaj sabotimit të gazsjellësit “Rrjedha e Veriut”.

“Organet mediatike të këtyre vendeve gabojnë me investigimet e tyre dhe sërish preferojnë të akuzojnë Rusinë pa asnjë motiv. Do të bënin më mirë t’i kushtonin vëmendje sulmit terrorist ndaj gazsjellësve “Rrjedha e Veriut” dhe nevojës për një hetim urgjent ndërkombëtar ndaj këtyre akteve terroriste të paprecedenta”, shprehet Dmitry Peskov, zëdhënës i Kremlinit.

Shtatorin e kaluar, disa shpërthime dëmtuan gazsjellësin “Rrjedha e Veriut” që transportonte gaz rus në Evropë. Përgjegjësit për këtë akt sabotimi nuk janë identifikuar ende.

Rusia u la jashtë hetimeve nga vendet nordike dhe tani gjasat janë që të izolohet më shumë për shkak të dyshimeve për spiunazh.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit

Një total prej 17 anijesh tregtare kaluan tranzit në Ngushticën e Hormuzit të martën, me vetëm 10 prej tyre që niseshin nga Gjiri Persik, sipas...
09:09 | 15/07/2026

Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer

Piloti heroik që arriti të ulte në mënyrë të sigurt një Airbus me të paktën 150 pasagjerë në bord, i cili kishte humbur të dy...
09:01 | 15/07/2026

Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje

Presidenti amerikan, Donald Trump shtoi presionin ndaj Iranit për të arritur një marrëveshje me SHBA-në, duke thënë se vendi nuk do të “mbetet pa askënd”...
08:53 | 15/07/2026