Rusia refuzon lirimin e reporterit të ‘Wall Street Journal’

18 Prill 2023 | 18:40

Një gjykatë ruse ka rrëzuar apelin e gazetarit amerikan Evan Gershkovich kundër paraburgimit të tij, duke e lënë në qeli.

Gershkovich u paraqit në gjykatën e Moskës ditën e martë, duke u shfaqur për herë të parë në publik disa javë nga arrestimi.

Ai u arrestua në qytetin Jekaterinburg teksa punonte për gazetën amerikane “Wall Street Journal” dhe u akuzua për spiunazh.

Gjatë seancës, Gershkovich qëndroi i qetë, me duart e kryqëzuara prapa një xhami anti-plumb. Ai bëri një buzëqeshje të shpejtë, por nuk tha asgjë për gazetarët e pranishëm.

Trupa gjykuese hodhi poshtë ofertën e ekipit ligjor të gazetarit për ta liruar kundrejt garancisë financiare prej 50 milionë rublash, ose 614 mijë dollarë, ose që ta vendoste në arrest shtëpie.

Tani, Gershkovich do të qëndrojë në një ish-burg të KGB-së të paktën deri 29 majin e ardhshëm.

Përveç avokatit të tij, në sallën e gjyqit ishte e pranishme ambasadorja amerikane në Moskë, Lynne Tracy.

Procesi u zhvillua në të njëjtën sallë ku kritiku i Kremlinit, Vladimir Murza u dënua me 20 vjet burg për tradhti ditën e hënë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit

Komanda Qendrore e SHBA-së, CENTCOM,  tha të martën vonë se ka përfunduar një raund shtesë sulmesh kundër Iranit, duke goditur “dhjetëra objektiva ushtarake” pranë Ngushticës...
07:51 | 15/07/2026

Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë

Gati 6 mijë të rinj kanë kërkuar të përjashtohen nga shërbimi ushtarak për arsye morale ose fetare, pavarësisht politikës së re të rekrutimit të pjesshëm....
07:46 | 15/07/2026

Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh

Kina ka ndaluar një sizmolog amerikan, i cili monitoron testet bërthamore për gati dy vjet, nën akuzat për spiunazh, thotë familja e tij. Chen Youlin,...
07:40 | 15/07/2026