“Jemi tallur me pagat e punonjësve”, eksperti: Çfarë më tha një sipërmarrës
Eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli tregoi rastin kur një sipërmarrës në vend i ka thënë se janë tallur me pagat e punonjësve.
Në një intervistë për Euronews Albania, Çoçoli u shpreh se nëse 10 vite më parë, për t’u puinësuar në fabrikën e këtij sipërmarrësi dërgoheshin 20 aplikime për një vend pune, sot nuk ndodh diçka e tillë.
Sipas Çoçolit, tanimë mund të ketë 20 kompani që kërkojnë punonjës për të njëjtin pozicion pune, por nuk e gjejnë dot.
“Mund të të shprehem me shumë sinqeritet çfarë një sipërmarrës më ka thënë në shumë konfidencë; ne jemi tallur me pagat e punonjësve tanë deri tani. Po ta them arsyen me shumë sinqeritet. Është një eksportues shumë serioz i vendit tonë. Në momentin që 10 vite më parë i vinte një formular për t’u punësuar në fabrikën e tij, i vinin 20 të tillë, sepse kishte njerëz që kishin nevojë të punësoheshin.
Sot, janë 20 kompani për të plotësuar një formular, për të gjetur krah pune. Ky është sikleti i madh që kemi sot. Është emergjencë kombëtare”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 22:02 Aliaj nga “Review”: Ka turistë që vinë me bukë me vete si në kohën e Enverit kur iknim për punë
- 21:34 Nuk mjafton lufta në Iran: “Super El Niño” mund të shkaktojë rritje të çmimeve të ushqimeve deri në vitin 2028
- 20:57 Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar
- 20:46 Nga Trump, tek Meloni: Në Iran publikohet “lista e hakmarrjes”
- 20:23 21-vjeçari shqiptar në Itali akuzohet për abuzim ndaj turistes gjermane: Më dehu dhe përfitoi
- 20:10 Vijon dita e 43 e protestës qytetare në Tiranë