“Jemi të tronditur”- Flasin banorët e Memaliaj pak orë pas atentatit me 3 viktima

21 Korrik 2024 | 09:56

Pak orë pas atentatit në Memaliaj, ku mbetën të vrarë tre persona, kanë reaguar banorë të fshatit. Njëri prej tyre është shprehur se i njihte dy viktimat e pafajshme, klientin Marsel Çela dhe kamarierin Gledian Muka .

“I njoh  për shumë çuna të mirë. Njëri punonte aty, kurse tjetri vinte që konsumonte kafen aty. Të dy janë banorë të zonës. Jemi tronditur shumë nga kjo ngjarje. Të vriten tre veta është fatkeqësi e madhe.”-  tha një prej banorëve të zonës.

Ndërkaq i pyetur për ngjarjet e mëparshme të lidhura me familjen Kalemi, qytetari ka vendosur të mos prononcohet për mediat, teksa e ka konsideruar atentatin e së shtunës si ngjarjen më të rëndë për zonën e Memaliaj.

Viktimat e pafajshme, Marsel Çela , 47 vjeç dhe Gledian Muka 36 vjeç, janë gjendur pranë tavolinës ku ndodhej viktima Shyqyri Kalemi, në momentin kur autorët kanë hapur zjarr drejt tij dhe Adriatik Kalemit. Ky i fundit mbeti i plagosur dhe për momentin ndodhet ne reaminacion, në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës.

Pas atentatit, autorët janë larguar në drejtim të Mallakastrës, ku në fshatin Bejaj  kanë djegur makinën me të cilën kryen atentatin.

Nderkohë është ngritur një  grup i posaçëm hetimor në drejtimin e Prokurorisë dhe me ekspertë të Departamentit të Policisë Kriminale ku vijojnë punën në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Iso-polifonia shqiptare pjesë e kolonës zanore në filmin “Odisea”, mjeshtri Vendim Kapaj jep detaje

Iso-polifonia shqiptare është bërë pjesë e kolonës zanore të filmit më të ri të Christopher Nolan, “Odisea”. Regjistrimet u realizuan në Vlorë nga mjeshtri i...
09:12 | 18/07/2026

37-vjeçari dhunon djalin e bashkëjetueses në Korçë, i riu me plagë në kokë. Policia jep detajet (VIDEO)

Një tjetër plagosje është regjistruar mbrëmjen e së premtes. Plagosja e dytë u regjistrua në Korçë ku njerku ka dhunuar rëndë djalin e bashkëjetueses. 18-vjeçari...
08:26 | 18/07/2026

Plagoset me armë 50-vjeçari në Sarandë, në gjendje të rëndë në spital. Policia jep detajet (EMRI+FOTO)

Një plagosje me armë zjarri ështe regjistruar mbrëmjen e së premtes në qytetin e Sarandës. Mësohet se plagosja ka ndodhur rreth otës 21:15 në lagjen...
08:08 | 18/07/2026