Jep dorëheqje ministri rumun i Mbrojtjes pas deklaratave lidhur me Ukrainën
Ministri rumun i Mbrojtjes, Vasile Dincu, ka dhënë dorëheqje pasi është kritikuar nga presidenti dhe kryeministri i shtetit për deklaratën se Ukraina ka shans t’i japë fund luftës vetëm nëse negocion me Rusinë.
“Këtë mëngjes ia kam dorëzuar dorëheqjen time nga posti i ministrit të Mbrojtjes kryeministrit të Rumanisë, Nicolae Ciuca”, tha Dincu përmes një postimi në Facebook.
Dincu më herët ka mbajtur edhe postin e zëvendëskryeministrit të Rumanisë.
Më herët gjatë këtij muaji, Dincu tha se negociatat me ndihmën e aleatëve ndërkombëtarë janë mënyra e vetme për të arritur paqe afatgjatë në luftën mes Ukrainës dhe Rusisë, që Moska nisi në fund të shkurtit, shkruan Reuters.
Ai më vonë tha se komentet e tij ishin marrë jashtë kontekstit.
LEXONI GJITHASHTU:
Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s
Ushtria izraelite: Kemi vrarë një komandant të Hamasit gjatë sulmeve në Gaza
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid