“Jerusalemi ynë”! – Gazetari himarjot tregon si e sheh elita greke Himarën
Gazetari himarjot Stavri Marko tha në një intervistë për Euronews Albania se elita greke e konsideron Himarën si “Jerusalemi i Greqisë”.
Marko u shpreh se ndikimi i qeverisë së Micotaqis në zgjidhjen e problemit të pronave për himarjotët është minimal.
Por sipas tij ka një ndjeshmëri të madhe të politikës greke ndaj Himarës kur evidentohen shkelje dhe dhunime të të drejtave të njeriut.
“Prona ka qenë vendimtare në dënimin që Himara i dha qeverisë, që administronte edhe bashkinë. Micotaqis nuk ka ndonjë ndikim të madh, sepse si Micotaqis, edhe kryetarët e partive të tjerë si Cipras janë prononcuar për Belerin dhe Himarën. Cipras ka pasur një përplasje me Ramën, saqë nga Bukureshti në 2017 i ka dhënë edhe një ultimatum për ligjin e pronës, që pati një ndalesë me deklaratën e ashpër të Cipras. Micotaqis nuk ka bërë asgjë për të ndalur grabitjen e tokave të himarjotëve në mënyrë ligjore për t’ia dhënë oligarkëve nga Tirana. Nuk ka peshë të madhe, por që elita greke e konsideron Himarën si Jerusalemin e saj. Ka një ndjeshmëri të madhe të politikës greke ndaj Himarës kur evidentohen shkelje dhe dhunime të të drejtave të njeriut”, tha gazetari.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 22:30 761 euro për person, sa para lë një turist në Shqipëri? Shifrat nga “Data Centrum”
- 22:24 Sondazhi zbulon nga vijnë turistët e huaj në Shqipëri, cili shtet kryeson listën
- 22:19 Pse po zgjedhin Shqipërinë turistët? Drejtoresha e “Data Centrum” zbulon arsyet
- 22:15 As Saranda, as Ksamili! Zbulohet vendi më i vizituar nga turistët në Shqipëri
- 21:48 Plagosja e tre personave në Elbasan, policia jep detajet dhe emrat: Oficeri ndoqi autorin
- 21:47 Këlcyrë, banori shpëton turisten e huaj 10-vjeçare nga mbytja në lumë