Jeta parlamentare në pandemi, në 51 seanca plenare u miratuan 248 ligje
Pandemia COVID-19, përveç të tjerave ndikoi shumë edhe jetën parlamentare në Shqipëri. Pas gati 5 javëve pezullim, që prej 16 prillit 2020 e deri në 7 korrikun e 2021-it, puna e deputetëve u zhvillua në kushte ndryshe, për shkak të masave anti-covid.
Të gjitha seancat plenare dhe mbledhjet e Komisioneve u zhvilluan online dhe pa praninë e gazetarëve brenda në salla, por edhe me orare të reduktuara.
Sipas të dhënave të publikuara nga Kuvendi, janë 248 ligje, 143 vendime dhe 51 rezoluta të cilat janë miratuar gjatë kësaj periudhe pandemie në vend. 8 ligje kaluan në Kuvend me procedura të përshpejtuara, ndërsa vetëm gjatë këtyre 15 muajve Kuvendi rrëzoi 39 dekrete të Presidentit duke pranuar vetëm një ligj të kthyer për rishqyrtim nga Presidenti.
Nga këto 248 ligje, 210 kanë qenë si propozime të qeverisë, 35 nisma të deputetëve, ndërsa vetëm 3 ligje kanë qenë nisma të përbashkëta të qeverisë dhe deputetëve.
Gjatë kësaj periudhë janë zhvilluar 51 seanca plenare, të cilat kanë zgjatur në total 195 orë, pasi shumica e tyre kohëzgjatjen maksimale e patën 2 orë për shkak të virusit.
Në këtë pikë është interesant raport i diskutimeve mes opozitës dhe maxhorancës, pasi në numër diskutantësh, opozita është më lartë, ndërsa sa I përket kohëzgjatjes, pjesa më e madhe i ka takuar maxhorancës, statistikë kjo e ndikuar edhe nga fjalimet e gjata të kreut të qeverisë.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta