‘Jo i përshtatshëm’, Xi u kap në kamera duke qortuar Trudeau
Presidenti i Kinës, Xi Jinping është filmuar duke akuzuar kryeministrin kanadez Justin Trudeau për zbulimin e detajeve të takimit, disa ditë pasi ata zhvilluan bisedime në samitin e G20 në Bali.
Presidenti Xi i tha kryeministrit kanadez, përmes një përkthyesi, se kjo ishte e papërshtatshme dhe e akuzoi atë për mungesë “sinqeriteti”.
“Gjithçka që diskutuam ka rrjedhur në media, kjo nuk është e përshtatshme”, i tha Xi duke buzëqeshur Trudeau”.
“Në Kanada, ne besojmë në dialogun e lirë, të hapur dhe të sinqertë dhe kjo është ajo që do të vazhdojmë të kemi”, tha Trudeau. “Ne do të vazhdojmë të punojmë në mënyrë konstruktive së bashku, por do të ketë gjëra për të cilat nuk do të pajtohemi.”
“Le të krijojmë kushtet së pari”, u përgjigj Xi përmes përkthyesit përpara se të buzëqeshte, duke i shtrënguar dorën Trudeau dhe të largohej.
Ai ka të ngjarë t’i referohej raporteve se Trudeau diskutoi spiunazhin e dyshuar kinez dhe ndërhyrjen në zgjedhjet kanadeze në mbledhje.
Bisedimet, të cilat u zhvilluan me dyer të mbyllura, ishin të parat mes dy liderëve në vite.
LEXONI GJITHASHTU:
Shpërthime të shumta në Irak, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzojnë pesë dronë
Ushtarët polakë dhe gjermanë përforcojnë së bashku kufirin e Polonisë me Rusinë
SHBA kërcënon me sanksione kompanitë kineze për vjedhjen në fushën e inteligjencës artificiale
- 22:33 Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna
- 22:22 Shpërthime të shumta në Irak, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzojnë pesë dronë
- 22:19 Ushtarët polakë dhe gjermanë përforcojnë së bashku kufirin e Polonisë me Rusinë
- 22:17 SHBA kërcënon me sanksione kompanitë kineze për vjedhjen në fushën e inteligjencës artificiale
- 22:16 Irani paralajmëron SHBA-në dhe aleatët: Çdo sulm do të marrë përgjigje të fortë
- 22:12 SHBA pritet të nënshkruajë marrëveshje me Arabinë Saudite për programin bërthamor civil