“Jo martesa të hershme”, nis në Korçë fushata për të mbrojtur të drejtat e vajzave

28 Nëntor 2025 | 15:15

Në qytetin e Korçës ka nisur fushata ndërgjegjësuese “Jo Martesa të Hershme”, e konsideruar si shkelje e të drejtave të njeriut.

Martesat në moshë minorene në Shqipëri janë në shifra shqetësuese. “Grua për Shpi” është përdorur si një slogan i marrë nga vepra e Franca Ramës.

Me mbështetjen e Fondit të OKB-së për Popullsinë (UNFPA) në Shqipëri, në partneritet me Ambasadën Italiane në Tiranë dhe Qeverinë e Shqipërisë, fushata ndërgjegjësuese do të shtrihet në të gjitha bashkitë e Shqipërisë.

Letizia Fiscioni, drejtues e Agjencisë Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim (AICS), foli për domosdoshmërinë e garantimit të të drejtave të grave dhe vajzave si element për zhvillimin e qëndrueshëm në Shqipëri.

“Jemi të bindur se s’mund të ketë zhvillim të qëndrueshëm dhe asnjë formë progresi, pa u siguruar grave të drejtat, të drejtën e zgjedhjes dhe, mbi të gjitha, të drejtat e mbrojtjes ndaj dhunës dhe diskriminimit të çdo lloj forme”, thotë Letizia Fiscioni.

Përfaqësuesja e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale theksoi se: “Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale mbetet e angazhuar të parandalojë çdo praktikë që rrezikon shëndetin, edukimin dhe të ardhmen e vajzave.”

Fushata synon të rrisë ndërgjegjësimin publik, të nxisë dialogun politik dhe të ndërgjegjësojë komunitetet për të adresuar martesat e hershme, të njohura si shkelje e të drejtave të njeriut dhe si faktor që nxit dhunën me bazë gjinore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026