Jo më deputetë, Kodheli, Murrizi dhe Gjoni fjalime lamtumire në Kuvend

24 Qershor 2021 | 17:11

Edhe pse nuk ishte seanca e fundit plenare e kësaj legjislature, Mimi Kodheli e kishte gati fjalim e lamtumirës.

Ish-ministrja dhe deputetja veterane foli për sulmet që i ishin adresuar në më shumë se 20 vite në politikë, por dhe mirënjohjen ndaj atyre që e mbështetën.

Fjalim lamtumire mbajtën edhe Myslym Murrizi e Ralf Gjoni, dy prej deputetëve të opozitës parlamentare, të cilët gjithashtu nuk do të jenë më deputetë në shtator.

Kritika u hodhën në adresë të procesit zgjedhor, gjatë raportimit të Ilirjan Celibashit, nga opozitarët që zëvendësuan PD e LSI në Kuvend, por që nuk arritën të rikonfirmohen në 25 prill.

Diskutime ngjallën dhe shifrat e prezantuara nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, si dhe nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. U raportuan mbi 17 milionë euro dëme të shkaktuara nga institucionet shtetërore dhe 72 zyrtarë të kallëzuar penalisht për fshehje pasurie.

Kuvendi vendosi të ngrejë dhe komisionin “ad hock”, që do të bëjë zëvendësimin e anëtarëve të larguar të strukturave të vetingut.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026