‘Jo rritje çmimi, koston e shtuar të energjisë duhet ta përballojë qeveria’, thotë eksperti

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Për ekspertin e ekonomisë, Majlind Lazimi, qeveria nuk duhet ta rrisë çmimin e energjisë elektrike, pasi një gjë e tillë do të sillte shumë efekte negative për ekonominë.

Përballë një krize të energjitikës, së paralajmëruar në fundjavë nga Kryeministri Edi Rama, Lazimi thotë se koston e shtuar të energjisë duhet ta përballojë vetë qeveria pasi energjia elektrike është mall jetik për ekonominë dhe qytetarët.

Në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania, Lazimi tha se rritja e çmimit të energjisë elektrike do të sillte një efekt “spiral inflacionist” duke ndikuar për keq te ekonomia e përgjithshme.

- Advertisement -

“Efekti domino do ishte i tillë që do të kishim rritje të çmimeve të tjera, ushqimeve, dhe shërbimeve,” tha Lazimi.

Sipas ekspertit qeveria mundet ta përballojë koston e shtuar të energjisë elektrike duke ri-alokuar shpenzimet.

“Rrezikojmë që të mos sigurojmë energjinë e nevojshme në kushtet kur të gjitha vendet e rajonit kanë kërkesë të lartë,” paralajmëroi eksperti.

Sipas Lazimit duhet një buxhet shtesë për blerjen e energjisë elektrike dhe duhet ndërhyrë te prodhuesit privatë të energjisë që aktualisht po vijojnë të eksportojnë për vendet e tjera dhe qeveria duhet të negociojë me ta për t’ua blerë.

Lazimi theksoi se qytetarët nuk duhet të frikësohen pasi përpara është edhe stina e reshjeve ku në rast të një sezoni me reshje të bollshme situata e prodhimit mund të ndryshohet për mirë dhe vendi mund të mos ketë nevojë për import.

Ai u shpreh optimist se qeveria i ka mundësitë ta përballojë koston e shtuar dhe të mos ia kalojë barrën qytetarëve.

Në këtë pikë ai përdori si argument shtesë edhe logjikën se me rritjen e shtuar të çmimit qytetarë që kanë qenë në vështirësi edhe me çmimin aktual mund të mos e paguajnë më energjinë duke nxitur kështu bilance negative te kompania shtetërore.

Etiketimet

Përplasen trenat në Indi, 50 të vdekur dhe 300 të plagosur

Së paku 50 persona kanë vdekur dhe 300 janë shtruar në spital në Indi, pasi një tren me pasagjerë doli nga shinat dhe u...

Rikthehet për të 3-tin vit festivali operistik i tenorit me famë botërore Rame Lahaj

“RLIOF” quhet festivali i cili mban këtë vit edicionin e tij të tretë. Tenori me famë botërore Rame Lahaj do të rikthehet jo vetëm me...

Arrestimi i Sekretares së Përgjithshme të MSH, vjen reagimi i Ramës

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me arrestimin në flagrancë të Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë Joana Duro. Në turin e falenderimeve...

TË FUNDIT

Pas Sekretares së Përgjithshme, në pranga dhe një punonjëse tjetër e MSH

Pas sekretares së Përgjithshme, në pranga dhe një punonjëse tjetër e MSH. Mësohet se është arrestuar Laura Sheto. Ditën e sotme është arrestuar dhe sekretarja e...

“Ankohej e vajtonte”, Osmani flet pas takimit me Vuçiç: Nuk ishte takim negociues

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur pas takimit me Aleksandër Vuçiç në praninë e presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kancelarit Olaf Scholz, në...

Sondazh

A jeni dakord për rihapjen e basteve sportive sipas kushteve të reja online të qeverisë?
×