Jo vetëm dronët, edhe makinat inteligjente ju vëzhgojnë

24 Maj 2023 | 09:15

Policia Rrugore gjithmonë e më shumë po shton kontrollet në rrugë për të ndëshkuar ata që shkelin sinjalistikën dhe që bëhen burim për aksidente.

Policia, përveç automjeteve dhe motomjeteve të loguara të Policisë Rrugore, dronit edukativ dhe makinave inteligjente në të cilat janë të përfshira aparaturat matëse të shpejtësisë, ka caktuar çdo ditë një specialist shërbimi në Sallën e Komandimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

Ky specialist shërbimi, nëpërmjet pamjeve të kamerave, koordinon punën me drejtuesit e shërbimeve të Policisë Rrugore, duke reaguar në mënyrë të shpejtë ndaj situatave të trafikut në rrugët urbane të qytetit të Tiranës, me qëllim orientimin e qarkullimit të mjeteve në përshtatje me ngarkesën e akseve rrugore.

Bashkëpunimi me strukturat e Policisë Bashkiake, nëpërmjet aplikacionit Tirana Ime dhe Google Maps, ka sjellë efekasitet në menaxhimin e trafikut rrugor, monitorimin e shërbimeve, reagimin e shpejtë në rast aksidentesh rrugore, evidentimin dhe ndëshkimin e kundërvajtjeve në fushën e qarkullimit rrugor.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026