KFOR-i britanik zgjat mandatin në Kosovë

24 Maj 2023 | 08:50

Kontributi i Mbretërisë së Bashkuar në misionin e NATO-s në Kosovë (KFOR) do të vazhdojë deri në vitin 2026.

Kështu ka njoftuar ministri britanik i Mbrojtjes, gjatë një vizite në Kosovë.

Në njoftimin zyrtar të ekzekutivit britanik thuhet se Kosova është një partner i rëndësishëm për Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa sjell në kujtesë njohjen e shpejtë të Kosovës dhe faktin se forcat e Mbretërisë së Bashkuar kanë marrë një rol kyç në ruajtjen e paqes dhe forcimin e sigurisë në rajon për më shumë se dy dekada.

“Zgjerimi i angazhimit tonë në kuadër të KFOR-it nënvizon angazhimin tonë të palëkundur për të mbështetur sigurinë në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, u shpreh ministri gjatë vizitës, ku u takua edhe me presidenten Osmani e kryeministrin Kurti.

KFOR-i vepron si një nga ofruesit kryesorë të sigurisë në Kosovë, me trupa të kontribuar nga rreth 30 vende duke përfshirë Italinë, Turqinë, Poloninë dhe SHBA-në, si dhe Britaninë e Madhe.

Ministri britanik ishte për vizitë edhe në Bosnje e Hercegovinë.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026