24 maj-dita botërore e skizofrenisë

24 Maj 2023 | 08:21

ÇFARË ËSHTË SKIZOFRENIA?

Skizofrenia ёshtё njё nga sёmundjet mё tё rёnda tё shёndetit mendor. Kostoja emocionale e kёsaj sёmundjeje pёr ata qё e vuajne dhe familiarёt e tyre ёshtё shumё e lartё. Kjo sёmundje qё nёnkupton njohjen teper tё gabuar tё realitetit tё ​​​​​​​brendshёm dhe tё jashtёm , gjatё tё cilit personi i prekur reagon nё mёnyrё qё dёmton jetёn e tij /saj. Kjo njohje e gabuar e realitetit ёshtё thelbi  psikotik i sёmundjes dhe qё manifestohet me crregullimet e percepsionit, tё mendimit, emocioneve, tё folurit dhe aktiviteti fizik.

SI VENDOSET DIAGNOZA?

Diagnoza e kёsaj sёmundjeje vendoset nё bazё tё historisё sё pacientit dhe tё vrojtimeve mbi pacientin, pёr arёsye se asnjё test laboratorik i pavarur nuk ёshtё nё gjendje tё verifikojё praninё ose mungesёn e crregullimit. Meqёnёse diagnoza ka domethёnie tё rёndёsishme pёr prognozёn dhe trajtimin, profesionistёt e shёndetit mendor kanё luftuar pёr mё shumё se njё shekull  tё formulojnё kritere tё sakta pёr identifikimin e individёve qё vuajnё nga skizofrenia. Historia e sёmundjes duhet tё pёrmbledhi simptoma pёr njё periudhё  tё paktёn  6 muaj tё pacientit.

Shkaktari i skizofrenisë është ende i paqartë. Disa teori në lidhje me shkakun e kësaj sëmundje përfshijnë: gjenetikën (trashëgimia), biologjinë (mosbalancimi në kiminë e trurit), ose infeksionet virale dhe çrregullimet imune.

SHENJAT KARAKTERISTIKE TË SKIZOFRENISË

► Deluzionet: nё kёtё sёmundje janё tё zakonshme besimet e gabuara, tё cilat nuk mund tё korigjohen edhe kur personi vendoset pёrpara fakteve, por ato ndryshojnё mёnyrёn e tё menduarit dhe funksionimin e pacientit. Tё zakonshme janё idetё e referencёs dhe deluzionet e persekutimit.

► Halucinacionet:  janё zёra ose figura qё pacienti i percepton kur ato nuk egzistojnё fare nё ambjentin ku ai jeton dhe i percepton. Zёrat halucinatorё mund tё jenё tё rezikshёm pёr vetё pacientin ose pёr tё tjerёt, nёse pacienti u bindet komandave tё tyre. Pacientёt tregojnё pёr zёrat qё komandojnё sjelljet e tyre.

► Çrregullime emocionale, toni i mpirё ose sheshimi emocional. Pacienti skizofren ёshtё aq shumё pa shprehje sa duket sikur ka vёnё njё maske nё fytyrё, ose mund të ketë emocione të papërshtatshme me realitetin (qesh kur duhet të qajë dhe e anasjellta..)

► Çrregulimet e vullnetit: vullneti dhe aftёsia e pacientit pёr tё realizuar plane mund tё paralizohet nga negativizmi ose nga frika iracionale e fuqive tё tij destruktive.

► Çrregullimet e tё folurit: humbja e lidhjes sё mendimeve, inkoherenca (i pakptueshёm kur flet), konkretizimi, gjuha “privte” qё kuptohet vetёm nga pacienti, varfёrimi i tё folurit dhe pёrsёritja e pakuptimtё e fjalёve.

►  Çrregullimet e aktivitetit motor: veprimtaria mund tё pakёsohet nё mёnyrё tё dukshme, si nё rastin e simptomave negative ose tё shtohet si nё gjendjet e eksitacionit. Personat mund tё kryejnё veprime si tё robotit, manjerizma bizarre (pa kupti, te cuditshme), ose ekopraksi.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e Korçës thirrje qeverisë: Na ndihmoni të sigurojmë prodhimet

Një nga problemet kryesore të “shtëpisë pa çati”, bujqësisë, në juglindje të vendit është prodhimi i cili dëmtohet për shkak të kushteve klimaterike, breshërit apo...
15:36 | 25/06/2026

Gazetari shqiptar në SHBA tregon historinë e Goxhajt në luftën e Kosovës: Dokumenti t’i nënshtrohet ekspertizës

I ftuar në një lidhje live nga SHBA për Now me Thimi Samarxhi, gazetari shqiptar Denion Ndrenika komentoi debatin e krijuar pas publikimit nga kryeministri...
15:19 | 25/06/2026

Rama shpall ‘non grata’ një nga protestueset nga Kosova, Ikballe Huduti

Ikballe Huduti këtë të enjte është shpallur person i padëshiruar në Shqipëri. Urdhri i ka shkuar policisë së shtetit për zbatim që kjo shtetase të...
14:45 | 25/06/2026