Loku për rrogat e deputetëve: Abuzojnë me indiferentizmin e njerëzve të thjeshtë
Anëtarja e Këshillit Bashkia, Rigerta Loku Tushaj, u shpreh se ka deputetë që nuk kanë dalë kurrë në terren dhe që i është rritur rroga.
E ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ajo theksoi se nëse rritja e pagave të deputetëve do të bëhej para zgjedhjeve do të kishin humbur shumë vota.
Mes të tjerash nënvizoi se deputetët abuzojnë me indiferentizmin e njerëzve të thjeshtë.
“T’i rrisësh pagën vetes direkt pas zgjedhjeve lokale është absurde. Po të bëhej para, do kishin humbur vota. Kushtet ekonomike në terren nuk janë ato që paraqiten në studiot televizive apo në interpelanca. Unë jam e sigurt se paga minimale nuk ka mbërritur ende në Mirditë. Niveli i biznesit në zonat e vogla nuk e përballon dot që të paguajë dy punëtorë me 200 mijë lekë. Jam e bindur se deputetët as që duan t’ia dinë se çfarë ndodh me njerëzit në terren. Ata marrin votat në zonat tona dhe ikin e jetojnë në Tiranë. Ata në fund të fundit mirë na e bëjnë. Ata abuzojnë me indiferentizmin e njerëzve të thjeshtë”- tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
- Loku: Humor i zi, rritja e pagave të deputetëve e ministrave me gati 100%
- Balliu: S’do dilja me kallash në Shkodër, kam mbaruar në Angli për politikë jo qitje
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 19:18 Përplasje verbale në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Kuçana çohet dhe kundërshton propozimet e Berishës në sallë! Kreu i PD: Ilirjana qetësohu
- 19:07 LISTA/ Berisha propozon emrat e ekipit drejtues, nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët deri tek drejtuesi i diasporës
- 18:51 Korreshi flet për gazetarët për garën përballë Nokës si Sekretari i Përgjithshëm: Vendimin e mora sot
- 18:29 Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë