Loku: Humor i zi, rritja e pagave të deputetëve e ministrave me gati 100%
Komisioni i Ekonomisë vendosi dje që të rrisë pagat për ministrat dhe deputetët së bashku me 130 mijë punonjësit e administratës shtetërore dhe 250 funksionarët e lartë.
Me ndryshimet e miratuara, paga e Kryetarit të Kuvendit dhe Kryeministrit shkon në rreth 393 mijë Lekë, e ministrit në 318 mijë Lekë, ndërsa e deputetit në 310 mijë Lekë.
Anëtarja e Këshillit Bashkiak, Rigerta Loku Tushaj, e ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, theksoi se ministrat e deputetët po i japin privilegje vetes në raport me punën që po bëjnë për komunitetin.
Ndër të tjera, ajo theksoi se nëse nuk reagon populli, ata do të vazhdojnë të bëjnë punën e tyre.
“Mua më pëlqen ai humori i zi që ne e trajtojmë këtë punë, sepse në rast se një nënpunësi i rritet 20% rroga, ata i rrisin 100% rrogën vetes. Sa privilegje i japin ata vetes dhe sa pak ose aspak ia përcjellin punën komunitetit.
Nëse ne nuk zgjohemi kolektivisht, ata do të vazhdojnë ta bëjnë këtë lojë të pistë 30 vjeçare”- tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
- Gjykatësi cakton 25 marsin 2024, si datë për një gjyq ndaj ish-presidentit Trump
- Marrëveshja/ Shqiptarët e dënuar në Londër, do ta kryejnë burgun në Shqipëri
Ministri Hoxha takim me ish-Presidentin François Hollande: Franca rol thelbësor në përcaktimin e së ardhmes evropiane
Çfarë tha Rama në mbledhjen me drejtuesit politikë? Zbardhen porositë e kryeministrit
Dy automjete përplasen në Durrës, njëra del nga rruga dhe përfundon në kanal (VIDEO)
- 18:53 SHBA mobilizon ndihma për Venezuelën pas tërmeteve vdekjeprurëse
- 18:50 Hyrjet e turistëve u rritën me 15.9% në maj, mbi 1.1 milion turistë të huaj në maj
- 18:48 Policia e Tiranës procedon 11 persona pas tubimeve të 22–23 qershorit në Tiranë
- 18:29 Agron Duka: Nëse protesta shuhet, ky sistem do të zgjasë për vite
- 18:24 Numri i personave të raportuar të zhdukur pas tërmeteve shkatërrues në Venezuelë i kalon 25 mijë
- 18:04 Samiti i “Accenture Greqi” në Tiranë: Si inteligjenca artificiale po transformon bizneset