Jorgo Papingji në ”Urban Story”: Tekstin e parë e kam shkruar për Festivalin e Këngës së Fëmijëve
Me tekstet e tij janë rritur breza e breza të tërë shqiptarësh. Shumë prej nesh dimë përmendësh çdo rresht që ka shkruar pena e tij e artë. Janë fjalë të thjeshta, kuptimplotë, që godasin në zemër. Jorgo Papingji autori brilant i teksteve të këngëve vjen në një rrëfim të rrallë për Urban Story.
Duke u kthyer pas në kujtime Jorgo Papingji na rrëfen se pasioni për të shkruar poezi i ka nisur herët, me blloqet e kujtimeve të tij.
“Unë kujtoj se ka qenë brenda meje, ka qenë e mbyllur dhe u krijua një mundësi që u hap dhe nuk u mbyll më kurrë. Pastaj filluan disa fletore shënimesh, kujtimesh dhe mbaj mend, që isha i vetmi që shkruaja kujtimet në poezi”, rrëfen Papingji.
Tekstin e parë e ka shkruar për festivalin e këngës për fëmijë. Reagimi i publikut ishte shumë pozitiv, ndaj ky ka qenë dhe momenti kur Papingji nisa ta mendonte seriozisht pjesëmarrjen në festivalin e këngës.
“Një ditë të bukur m’u mbush mendja të shkruaja një këngë për Festivalin e Këngës në RTSH dhe ishte pjesëmarrja e parë e imja në festivalin e madh në radiotelevizion”, tregon Jorgo Papingji.
Ishte pikërisht ky moment, që vulosi dhe pjesëmarrjen në Festivalin e Këngës në RTSH për katër dekada me radhë, pa shkëputje.
“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën
“Propozova të shpallej zonë e mbrojtur”,Bino: Nuk jemi kundër investimeve, teli me gjemba na kujtoi kampet
“Kam bërë gabime” Çipa: Berisha e tha hapur, lideri mban peshën e dështimeve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta