Jorida Tabaku: Mbështes Bashën, tre kandidatët e tjerë kanë gjuhë përçarëse
Jorida Tabaku thotë se është e shqetësuar për cilësinë e debatit brenda PD dhe tha se sheh gjuhë përçarëse nga tre kandidatët me përjashtim të kryetarit aktual. Ajo thotë se vota e saj në Kryesinë e PD ka qenë për katër kandidatë përballë z. Basha por ka abstenuar për emrat e kandidatëve.
Sipas saj cilësia e kësaj gare do të përcaktojë cilësinë e PD për katër vitet e ardhshme. Lidhur me pikëpyetjen nëse kandidatët nuk janë në një garë të barabartë përballë z. Basha, znj. Tabaku e mohoi një gjë të tillë.
“Kanë në dispozicion të gjitha strukturat e PD, kanë faqen në Facebook ku mund të bëjnë njoftime dhe degët e PD”, deklaroi znj. Tabaku.
Anëtarja e Kryesisë së PD tregoi se një votuese i ishte ankuar për sulmet personale nga kandidatët brenda PD dhe sthoi se vetë ajo nuk po bën fushatë, por deklaroi hapur se mbështet kandidaturën e Lulzim Basha.
“Mbështes z. Basha dhe nuk kam asnjë kompleks dhe kufizim që ta them për një arsye të vetme. Nëse dëgjoj gjuhën e të gjithë kandidateve dhe shoh gjuhën përçarëse të tre kandidateve, shqetësohem për të ardhme e PD pas 13 qershorit. Secili prej tre kandidatëve flet unë dhe askush nuk flet për PD dhe këtë e dëgjoj vetëm tek z. Basha dhe besoj se pjesa më e madhe e anëtarësisë aty e sheh”, deklaroi znj. Tabaku.
Ajo tha se do të kishte dashur një proces analize për zgjedhjet e 25 prillit, por data e afrimit të zgjedhjeve brenda PD u bë për shkak të sulmeve të disa individëve brenda partisë.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 09:51 Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur
- 09:46 Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
- 09:20 Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve