Jorida Tabaku: Pandemia tregoi Shqipërinë reale, qeveria dështoi me biznesin
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku tha në “Ilva Now” se pandemia e COVID-19, nxori zbuluar Shqipërinë reale, e cila sipas saj po përballet me pasoja të mëdha nga keqmenaxhimi. Ajo tha se pandemia faktoi katërcipërisht se buxheti i shtetit nuk kishte fuqi reale të shpërndante apo të alokonte fonde në ndihmë të biznesit.
“Është një situatë që preku të gjithë vendet e rajonit dhe të botës. Askush nuk ishte imun ndaj efekteve që pati. Pandemia tregoi diçka shumë të rëndësishme për ekonomë shqiptare, që ekonomia dhe buxheti ishin në pikën e tyre më kritike. Këtë e evidentoi pandemia se buxheti ishte i paaftë që të alokonte fonde. Qeveria shte e paaftë për t’i qëndruar afër bizneseve me politikat fiskale, sepse e kanë lodhur aq shumë dhe e kanë vjedhur aq shumë buxhetin. Tregoi se kush është Shqipëria reale, që është totalisht larg atyre shifrave dhe gënjeshtrave që ato japin’, tha ajo.
Duke thënë se qeveria e drejtuar nga Rama ka alokuar më pak para se të gjitha vendet e rajonit për kalimin e pandemisë globale, znj. Tabaku shtoi faktin se mazhoranca tani po përpiqet të manipulojë shifrat e punësimit.
“Alokuan 0.86 % të PBB më pak se në të gjithë rajonin. Dy herë më pak se Kosova dhe tre herë më pak se Maqedonia e Veriut. Qeveria thotë se konsumi ka rënë, kanë rënë të ardhurat. Kur ka rënie ekonomike nuk rritet punësimi. Shifrat janë të manipuluara dhe unë besoj se këto manipulimet po dëmtojnë sistemin e ekonomisë”, shtoi ajo.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta