Jorida Tabaku: Premtimi i Ramës për pagë minimale 30 mijë lekë, kopje e programit të PD-së

23 Shtator 2020 | 18:31

E ftuar në “Ilva Now” ish-deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, e cilësoi propagandë të gënjeshtërt programin e punësimit të kryeministrit Edi Rama, me të cilin ai zotohet ta rrisë pagën minimale në 30 mijë lekë.

“E ka hapur thesin e premtimeve si kurrë më parë, sa më keq ndodhet, sa më keq ndodhet ekonomia, punësimi, aq më shumë gënjen dhe përpiqet që të kalojë situata. Të njëjtën fjali [për pagën minimale] e ka thënë në 2017-ën, e ka përsëritur në 2018-ën, por tha 37,500 lekë, ndërsa tani është kthyer te 30 mijë lekëshi. Çdo qeverisje gjykohet për atë që bën gjatë mandatit dhe këto aktet e fundit, me premtimet e fundit, kur janë në ikje nuk kanë vlerë sepse faktet kanë vlerë sepse ajo që ti ke bërë këto 7 vite kanë qenë kundër të gjitha vendimeve që po bën tani dhe janë kopje e keqe e programit që PD-ja ka lançuar, premtim i saj në vitin 2017, po të donte kishte mundësi ta bënte më parë, ndërkohë që tani si rezultat i taksave të larta, konsumit në rënie faturave të kripura të energjisë dhe kostos së jetesës, familjet shqiptare janë në kushte mbijetese,” – këmbënguli Tabaku.

Ish-deputetja demokrate tha se qeveria vazhdimisht ka mbështetur një grup njerëzish pranë tij në investimet publike, investimet strategjike, por edhe në fushën e punës.

Ajo këmbënguli se programi në fjalë është i PD-së, dhe nëse asaj do t’i jepet mundësia e qeverisjes në fund të mandatit të saj do ta dërgojë pagën minimale në 400 euro.

Tabaku pretendoi se në 7 vite qeveria ka ndërtuar vetëm 22 kilometra rrugë të reja. Ajo e cilësoi “thirrje dëshpëruese e një qeverie në ikje” çdo premtim që do të bëhet në periudhën e fundit të mandatit të saj.

“Qeveria ka punuar vetëm me prezantime 3D dhe me ekrane, ndërkohë që në terren qytetarët nuk kanë prekur asgjë, infrastruktura është fatura më e rëndë e Ramës,” – këmbënguli Tabaku e cila kujtoi programin e “Rilindjes Urbane” program i cili sipas saj ka shpenzuar buxhetin e investimeve pa krijuar zhvillim ekonomik. 

 

Lexoni gjithashtu:

Jorida Tabaku: Rama nuk e mbulon dot krizën e ekonomisë as me 10 ministra financash

Petrit Vasili: Rilindja synon të rrëmbejë rregullat zgjedhore pasi ka frikë nga humbja

Deklarata e fortë e avokatit Saimir Vishaj: 167 persona të larguar nga vetingu po pastrojnë paratë me zyra avokatie

Rama prezanton programet e reja të punësimit: Sfidë, vendosja e pagës minimale 30 mijë lekë

 
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021