Josep Borrell: Viti i kaluar, më vdekjeprurësi për punonjësit humanitar
Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka thënë se viti i kaluar ishte më vdekjeprurësi në botë për punonjësit e ndihmave, dhe këtë vit ka të ngjarë të ndjekë të njëjtën tendencë.
Në komentet që bëri për të shënuar Ditën Botërore Humanitare, Borrell tha se BE-ja krijoi iniciativën Protect Aid Workers për të ndihmuar punonjësit e ndihmës vendase që kanë rënë viktima të sulmeve ose incidenteve të tjera të sigurisë gjatë detyrës, me ndihmë ligjore dhe grante të shpejta financiare.
Shumica e aplikacioneve të marra përmes platformës, tha ai, janë nga Bregu Perëndimor i pushtuar dhe Gaza, “ku një katastrofë humanitare është shpalosur para syve tanë gjatë 10 muajve të fundit”.
“Në vende si këto, ku çdo ditë është një luftë për mbijetesë për çdo civil, puna shpëtimtare e komunitetit humanitar bën një ndryshim të madh,” tha ai.
Të paktën 254 punonjës të ndihmave janë vrarë në Gaza që nga 7 tetori, thanë Kombet e Bashkuara.
Sipas të dhënave të fundit nga Aid Worker Security Database (AWSD) , lufta në Gaza ka qenë më vdekjeprursja për punonjësit e ndihmave.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë