Lufta në Gaza| Më shumë se 40,000 palestinezë janë vrarë që nga 7 tetori
Më shumë se 40,000 palestinezë janë vrarë si rezultat i sulmeve izraelite në Gaza.
Ky numër, 40,005 (shifër e publikuar enjten, barazohet me rreth 1.7% të popullsisë 2.3 milionëshe të territorit, një tjetër tregues i kthjellët i kostos njerëzore të luftës.
Krahas viktimave, analiza e imazheve satelitore sugjeron se gati 60% e ndërtesave në Gaza janë dëmtuar ose shkatërruar që nga fillimi i luftës.
Ministria e Jashtme palestineze thotë se zgjerimi i konfiskimeve të paligjshme të tokave nga autoritetet izraelite për të ndërtuar vendbanime të reja dhe për të zgjeruar ato të krijuara në Bregun Perëndimor të pushtuar kërkon veprim “urgjent” ndërkombëtar.
Ministria u kërkoi organizatave ndërkombëtare që të kthejnë deklaratat e refuzimit dhe dënimit në veprim dhe të ushtrojnë presion mbi Izraelin për të ecur drejt zbatimit të zgjidhjes me dy shtete.
Izraeli thotë se synimi i tij është ta shkatërrojë Hamasin, pas sulmit të 7 tetorit, në të cilin militantët në Gaza u futën vrullshëm në jug të Izraelit dhe i vranë 1.200 njerëz, si dhe i rrëmbyen rreth 250 të tjerë.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë