Bie inflacioni, por jo çmimet| INSTAT: Rritja më e madhe vjetore për ushqime e qira

8 Gusht 2024 | 16:04

Edhe pse inflacioni ka ardhur në rënie duke qëndruar nën nivelin 3%, objektiv ky nga Banka Qendrore, çmimet e ushqimeve, të pasuar nga qiraja dhe fatura e energjisë, janë rritur krahasuar me një vit më parë

Këto shënuan përmirësim nga muaj qershor duke rënë 0.7%, por ato kanë vijuar të rriten krahasuar me një vit më parë.

Sipas INSTAT rritja më e madhe vjetore pasqyrua në grupin e produkteve “ushqime dhe pije jo alkoolike” me 0.68 pikë përqindje, pasuar nga “qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0.43 pikë përqindje.

Ushqimet zënë peshën më të madhe të shportës konsumatore në Shqipëri. Sipas Bankës Botërore, shqiptarët shpenzojnë rreth 40% të buxhetit të tyre për ushqim dhe pije joalkoolike, që është një nga përqindjet më të larta në rajon dhe në Evropë

Megjithatë, duket se, siç ishte paralajmëruar nga Banka Qendrore, luhatja e çmimeve po vijon në kahun rënës.

Në daljen e fundit të këshillit mbikëqyrës, Banka tregoi se aktiviteti ekonomik ka ardhur në rritje duke reflektuar dhe një qëndrueshmëri të përgjithshëm.

Në një nivel 2.1%, inflacioni ka vijuar në renjë, duke lënë goditjen e tetorit 2022, ku kjo vlerë shënoi rekord në nivelin 8.3%.

Nga pikëpamja makroekonomike, çmimi I shportës u reduktua si pasoj e zbutjes së presioneve të jashtme inflacioniste si inflacioni I partnerëve tregtar apo dhe kursi I këmbimit në favor të lekut, I cili ka ndihmuar edhe qeverinë në uljen e borxhit publik.

Megjithatë kërcënim mbetet faktori I brendshëm, ku presionet inflacioniste vendase si kërkesa e lartë konsumatore për shkak edhe të rritjes së menjëhershme të pagave, dhe nga ana tjetër rritja e kostove të prodhimit, kërcënojnë stabilitetin e çmimit të shportës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tatimet kontrollojnë individët me të ardhura të larta, gjenden 770 mijë euro të dyshimta

Rreth 200 individe me te ardhura te larta ne vendin tone, po kontrollohen per pasurine e tyre. Drejtoria e Tatimeve thote se deri me tani...
18:26 | 13/07/2026

Shkeljet dhe evazioni në pikat e këmbimit valutor, BSH heq 83 licenca

Banka e Shqipërisë ka mbyllur licencat për 83 zyra të këmbimit valutor gjatë vitit 2025. Vendimi është marrë, pas shkeljeve të konstatuara dhe evazionit në...
18:23 | 13/07/2026

Guvernatori Sejko takon Përfaqësuesin e ri Rezident të BERZH-it në Shqipëri, Hannes Takacs

Këtë të hënë Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti në një takim zyrtar delegacionin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), të...
15:35 | 13/07/2026