Çmimet, Shqipëria barazon BE- në, inflacioni në zonën euro 2.8%

19 Mars 2024 | 16:27

Çmimet në Europë janë stabilizuar këtë fillim vit, ku inflacioni mesatar ka zbritur në 2.8%. Në matjet e muajit shkurt, edhe Shqipëria ka regjistruar të njëjtin normë, në ndryshimin vjetor te të gjitha produkteve.

Në muajin shkurt çmimet në vend janë rritur me të njëjtin ritëm si në vendet e Bashkimit Evropian. Sipas raportit të INSTAT, inflacioni i matur me metodën e Eurostat në muajin shkurt ishte 2.8%, po aq sa ishte edhe mesatarja e BE-së.

Në vendin tonë, gjatë muajit të kaluar, rritja më e madhe e çmimeve është regjistruar tek argëtimi e kultura me 6%, ndjekur nga mobiljet me 4.1%.

Ndërkohë, ushqimet, të cilat zënë edhe peshën më të madhe të shpenzimeve, janë shtrenjtuar 2.4%. Krahasuar me shkurtin e vitit 2023 i vetmi grup me rënie çmimesh ka qenë transporti me -1.2%.

Duke parë të gjithë shtetet e Unionit, inflacioni më i ulët është regjistruar në Danimarkë e Lituani, 0.6%, ndërsa më i larti në Kroaci dhe Rumani, përkatësisht 4.8 dhe 7.1%. Ndërkohë, në rajonin tonë, Serbia ka shënuar rritje vjetore të çmimeve në shkallën 5.7%, ndjekur nga Mali i Zi, 4.9% në Malin e Zi dhe Maqedonia e Veriut 3.9%.

Inflacioni në rajon

Shkurt 2024

  • Serbia                         5.7%   
  • Mali i Zi                       4.9%   
  • Maqedonia e Veriut    3.9%
  • Shqipëria                     2.8%
  • Bosnje Herzegovina   2.4%
  • Kosova                        2.2%

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026