Inflacioni zbret në 2.3%, stabilizohet tregu i ushqimeve, niveli më i ulët nga 2021

9 Prill 2024 | 16:13

Rritja e çmimeve në mars u zbut, teksa inflacioni shënoi 2.3%, rezultati më i ulët që nga muaji korrik 2021, përpara se të fillonte një valë rritje çmimesh, fillimisht si rrjedhojë e problemeve në furnizim që krijoi pandemia dhe më pas nga çrregullimet e tregjeve si rrjedhojë e sulmeve të Rusisë ndaj Ukrainës.

Sipas INSTAT, një vit më parë ai ishte 5.3% dhe sot ai ka shkuar poshtë niveleve që i synon edhe Banka e Shqipërisë, për një ecuri të shëndoshë të ekonomisë. Krahasuar me muajin shkurt çmimet e produkteve të konsumit, janë rritur 0.4% mesatarisht.

Duke parë grupmallrat, argëtimi, mobiliet dhe hoteleria kanë një nivel inflacioni nga 3.5 deri në 4.2 për qind, ndërsa ushqimet kanë rënë në nivelin 2 %.

Në buxhetin familjeve shqiptare, ushqimet përbëjnë grupmallrat ku shpenzohet pjesa e më e madhe e të ardhurave deri në nivelin 40%.

Një inflacioni nën nivelin 3 për qind, e bën të panevojshëm edhe shtrëngimin e mëtejshëm të politikës monetare nga Banka e Shqipërisë, e cila gradualisht mund të shkojë tek ulja e normave të interesit.

Rritja e çmimeve është ngadalësuar ndjeshëm gjatë muajve të fundit. INSTAT bëri të ditur se ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin mars 2024 është 2.3%.

Ky është niveli më i ulët që nga korriku 2021, përpara se të niste një valë shtrenjtimesh, e ndikuar fillimisht nga zhbalancimet që solli pandemia e më pas nga pasojat në tregjet e mallrave të sulmeve të Rusisë ndaj Ukrainës. Në tetor 2022, inflacioni arriti deri në 8.3%, niveli më i lartë që nga 1998-a.

Më pas rritja e çmimeve nisi të ngadalësohej dhe viti 2022 u mbyll në nivelin e 4%.

Në muajt e parë të 2024-s, inflacioni zbriti poshtë objektivit të Bankës së Shqipërisë prej 3%. Që prej fillimit të vitit 2022, Banka e Shqipërisë nisi një politikë shtrënguese monetare, në funksion të objektivit të saj për ruajtjen e stabilitetit të çmimeve.

Nga 0.25%, norma bazë ka arritur në 3.25%. Pas rënies së inflacionit nuk pritet që Baka e Shqipërisë të vijojë më me këtë politikë shtrënguese. Edhe në Eurozonë inflacioni ka shënuar rënie të vazhdueshme, duke rezultuar në 2.4% në mars. Banka Qendrore Europiane ka sinjalizuar se mund të nisë uljen e normave të interesit nga qershori.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Amnistia Penale, 72 të dënuar lirohen sot nga burgu i Drenovës dhe Pojskës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026