Jozefina Topalli: Basha ka punuar për përjashtimin e Berishës
Ish-nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli shprehet se Lulzim Basha ka punuar për përjashtimin e Sali Berishës.
“Nuk është i vështirë, është vendimi që e dëshironte më shumë se asgjë tjetër dhe prej kohësh punonte për atë”, tha Topalli në studion e “Now” me Erla Mëhillin.
Sipas znj. Topalli vendimi i Bashës është “irracionale për nga pikëpamja politike” dhe e krahason me vendimet që merr lideri i Koresë së Veriut.
Ajo thotë se nisur nga rrjedhja e gjerave, Basha ka dhënë dakordësinë për të gjitha zhvillimet që çuan në përjashtimin e Berishës.
E pyetur se si do të vepronte ajo po të ishte kryetare e PD, znj. Topalli u përgjigj duke thënë se do të kishte dhënë dorëheqjen.
“Kurrë nuk do të kisha marrë një vendim të paligjshëm. Isha tërheq, kisha shkuar në shtëpinë time”, deklaroi ish-deputetja e PD.
Znj. Topalli kujtoi se Basha ka dalë kundër SHBA në prag të zgjedhjeve të 2017 ku vetë zv.ndihmës sekretari amerikan i kërkoi që të hynte në zgjedhje. Gjithashtu kujtoi se ka dalë kundër DASH për djegien e mandateve. Nisur nga kjo, ajo tha se SHBA mund ta kenë futur vetë Bashën në listën e personave “non grata”.
“DASH pas djegies së mandateve i ka thënë që mund të humbësh mundësinë për të hyrë në SHBA dhe fakt është se ka vite që nuk shkon në SHBA. Thotë që e ke të vështirë të kundërshtojë SHBA ndërkohë që ka bërë të kundërtën në 2017 dhe në djegien e mandateve”, deklaroi znj. Topalli.
“Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…
Alibeaj: Në protestë duhet të ishin dy arkivole, jo një! Nuk është simbol i zi, por fund politik
Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
- 22:51 Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit
- 22:14 “Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…
- 22:13 Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së
- 22:10 Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
- 22:02 SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
- 22:02 Rubio: Vendim i drejtë nga FIFA për heqjen e pezullimit për Balogun