Jozefina Topalli kritika Bashës: PD është në krizë identiteti dhe përfaqësimi
Ish-nënkryetarja e PD, Jozefina Topalli, e njohur ndryshe si një ndër bashkëpunëtoret me të ngushta të Sali Berishës shprehu kritika të forta për lidershipin aktual të Partisë Demokratike.
E pranishme në “Now” përballë Erla Mëhillit, znj. Topalli tha se PD-ja nën drejtimin e Lulzim Bashës ka humbur identitetin dhe parimet mbi të cilat u krijua.
“Ai [Lulzim Basha] shfrytëzon vulën e saj që ishte dikur PD, për të qenë gjithmonë në krye të asaj që quhet PD edhe në opozitë. Ka kohë që nuk është PD, ajo që ishte PD, jeton një krizë identiteti, një krizë përfaqësimi dhe një krizë fshirjesh të vlerave dhe parimeve kryesore mbi të cilat ajo është ngritur”, tha ajo.
Ajo u pyet për rezultatin aspak pozitiv në zgjedhjet e 25 prillit nën siglën e Lëvizjes për Ndryshim.
Sipas Topallit, njerëzit nuk e kishin të qartë kur u fliste jashtë ngjyrave të Partisë Demokratike, pasi ishin mësuar ta shihnin si pjesë të kësaj partie.
“Njerëzit kërkojnë të jesh brenda asaj që ishte PD, aty ku janë mësuar të më shohin gjithmonë. Ata nuk ishin të qartë për atë që u thoja”, tha ajo.
“Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…
Alibeaj: Në protestë duhet të ishin dy arkivole, jo një! Nuk është simbol i zi, por fund politik
Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
- 22:51 Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit
- 22:14 “Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…
- 22:13 Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së
- 22:10 Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
- 22:02 SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
- 22:02 Rubio: Vendim i drejtë nga FIFA për heqjen e pezullimit për Balogun