‘Ju po ndërtoni të ardhmen’, Papa mbështet aktivistët e klimës: Vazhdoni përpjekjet tuaja

30 Shtator 2021 | 09:48

Papa Françesku përshëndeti të mërkurën aktivistët e rinj për klimën, lidhur me përpjekjet e tyre për të frenuar ngrohjen globale dhe i inkurajoi ata të vazhdojnë me punën e tyre në të mirë të njerëzimit.

Disa mijëra aktivistë të rinj kanë mbushur qytetin e Milanos këtë javë për eventin e njohur si “Rinia për Klimën”.

Ata janë rreth 400, vijnë nga rreth 190 vende të botës dhe pritet të takohen me politikanët për t’iu paraqitur atyre propozime për një zgjidhje të mundshme të problemit.

“Ju inkurajoj të vijoni përpjekjet tuaja përmes një aleance të bazuar tek arsimi, në mënyrë që të krijohen gjenerata të reja, në gjendje të tejkalojnë fragmentarizimin dhe të rindërtojnë marrëdhëniet mes njerëzve, për një njerëzim më vëllazëror. Thuhet se ju jeni e ardhmja, por aktualisht jeni e tashmja, jeni ata që po ndërtoni të ardhmen sot”, u shpreh Papa Françesku, kreu i Kishës Katolike.

Ati i Shenjtë mbështeti qëllimin e marrëveshjes së klimës së arritur në vitin 2015 në Paris. Ai iu tha aktivistëve se kujdesi për asetet e përbashkëta duhet të mbetet në fokus të politikës globale dhe se idetë e përbashkëta duhet të ndihmojnë në gjetjen e zgjidhjeve ndaj mungesës së energjisë në disa pjesë të botës.

Që kur u bë Papë në vitin 2013, Jorge Bergoglio ka përsëritur thirrjen e tij drejtuar qeverive për të marrë masa drastike për të t’i bërë kontrast ngrohjes globale dhe për të reduktuar përdorimin e karburanteve fosile.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026