Julián Álvarez largohet nga City për Atlético Madrid, shitje rekord për klubin

13 Gusht 2024 | 14:07

Manchester City ka shitur futbollistin,Julián Álvarez te Atlético Madrid në një marrëveshje me vlerë 95 milion € (81.5 milion £).

Kjo ishte shitja rekord e kampionëve të Premier League.

Klubi i La Ligës do të paguajë 64.4 milionë funte fillestare për sulmuesin, me 17.1 milionë funte shtesë në shtesa të mundshme bazuar në klauzola të shumta.

Álvarez, i cili shënoi 36 gola në 103 paraqitje për Cityn, bëhet nënshkrimi i dytë më i shtrenjtë në historinë e Atléticos, pas João Félix, i cili është me interes për Aston Villa dhe Chelsea-n.

Álvarez shënoi 19 gola ndërsa City fitoi ligën për sezonin e katërt radhazi nën drejtimin e Pep Guardiolës.

Álvarez tha se City – ku fitoi gjashtë trofe të mëdhenj gjatë qëndrimit të tij dy-vjeçar – do të ketë gjithmonë një vend të veçantë në zemrën e tij. “Sot i them lamtumirë këtij klubi të mrekullueshëm, me shumë emocione”, tha ai. “Këto kanë qenë dy vite shumë të veçanta. Gjatë kësaj kohe, unë jam rritur dhe kam mësuar shumë – si lojtar dhe si person.”

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mbëmjen e kësaj të hëne në rrugën “Vllazërimi” në Durrës, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si...
22:30 | 27/07/2026

Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti

Petagogu dhe aktivisti, Ervin Goci i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka kritikuar mënyrën se si u...
22:25 | 27/07/2026

“Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile

Analisiti Artan Hoxha i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me miratimin e marrëveshjes së...
22:03 | 27/07/2026