Julian Deda në Primaret e PD-së: Tirana s’mund të përdoret si mish për top

14 Nëntor 2022 | 15:41

Aktori Julian Deda, njëherësh anëtari i Këshilli Kombëtar të Partisë Demokratike, ka prezantuar kandidaturën e tij në Primaret e kësaj force politike për Bashkinë e Tiranës.

Përmes një deklarate, Deda u shpreh se prej 8 vitesh, Tirana qeveriset nga të majtët dhe gjërat nuk po shkojnë aspak mirë.

Sipas tij, kryeqyteti nuk mund të përdoret si mish për topin e agjendave personale dhe politike.

“Ky qytet prej 8 vitesh qeveriset me dorën e majtë dhe gjërat nuk kanë shkuar aspak mirë. Ne duhet t’i shtrijmë bashkëqytetareve tanë dorën tonë të djathtë. Sepse ne jemi njerezit që mes të keqes dhe të mirës, zgjedhim të miren, mes të gabuares dhe të drejtës zgjedhim të drejtën.

Tirana nuk ia ka borxh askujt që të përdoret si mish për topin e agjendave personale politike e unë besoj se e vetmja agjendë që i duhet Tiranes është ajo në shërbim të qytetarëve. Une besoj se ka ardhur koha që Tirana të punojë për qytetarët e saj, dhe jo vetëm për interesat e një njeriu apo të një grushti të vegjël njerëzish rreth tij’. theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë

Shqipëria shënoi një tjetër hap të rëndësishëm në procesin e integrimit europian, me mbylljen e tre grupkapitujve të negociatave gjatë Konferencës së IX Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi...
09:15 | 15/07/2026

Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë

Politologu Adri Nurellari ishte i ftuar këtë të martë në emisionin Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania, ku dhe u diskutua mbi gjendjen e...
22:10 | 14/07/2026

Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video nga Brukseli ku ndodhet së bashku me kabinetin e tij qeverisës. Në videomesazh, Rama ironizoi opozitën, teksa u...
22:02 | 14/07/2026