Juristi Jordan Daci flet për shkarkimin e presidentit: Kush e jep fjalën e fundit?
Partia Socialiste ka nisur punën për të mbledhur firmat për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta.
Selia rozë pretendon se kreu i shtetit ka shkelur Kushtetutën para dhe gjatë fushatës zgjedhore dhe për këtë arsye e ka parë të udhës të nisë procedurën për shkarkimin e tij.
Juristi Jordan Daci, tha në Euronews Albania se kjo procedurë fillimisht duhet të nisë me ngritjen e një Komisioni Hetimor, i cili gjetjet mbi dyshimet e pretenduara i kalon për votim në Kuvend dhe më pas do jetë Gjykata Kushtetuese, që do vulosë shpalljen ose jo fajtor të presidentit.
“Atëherë për të shkarkuar presidentin, siç tashmë e kemi parë një projekt të lënë përgjysmë, duhet që fillimisht duhet ngritur një Komision Hetimor, i cili pasi konstaton që ka shkelje hidhet për votim në seancë dhe pastaj Gjykata Kushtetuese duhet ta gjejë ose jo fajtor. Nëse gjen fajtor konfirmon dhe shpall shkarkimin”, tha Daci.
I pyetur nga gazetarja Bruna Çifligu nëse deputetët e legjislaturës aktuale kanë tagrin ligjor për të hetuar kreun e Shtetit, z. Daci thotë se kjo çështje, kërkon interpretim në lidhje me afatet kohore.
“Në rastin konkret, ligji për ngritjen e Komisionit Hetimor, neni i 4 tij ndalon ngritjen e komisioneve katër muaj para përfundimit të mandatit. Por, në momentin kur ne flasim mandati i Kuvendit fillon kur deputetët kanë bërë betimin, që duhet të jetë nga data 9 shtator, është për t’u interpretuar. Gjëja e parë që llogaritet është nëse kanë mbetur katër muaj apo jo”, tha ai.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta