“Juventus, skuadër me të ardhme”- Allegri: Pse refuzova milionat e Arabisë Saudite

22 Gusht 2023 | 14:09

Milionat nuk arritën të bindin teknikun Italian Massimiliano Allegri të largohet nga Juventusi, ndërsa ka vendosur të drejtojë edhe këtë sezon bardhezinjtë. Në drejtim të 56-vjecarit pati disa oferta të cilat nuk u morën në konsideratë, për faktin se lëvizja drejt Arabisë Saudite do të ishte e gabuar.

Më dukej e gabuar të largohesha nga Juventusi në këtë moment sepse në çdo rast ka shumë lojtarë të rinj të mirë që mund të jenë e ardhmja jonë. Mendoj se kjo skuadër ka një të ardhme të rëndësishme duke pasur parasysh moshën lojtarëve. Juventusi mund të ketë një të ardhme të madhe.

Në një intervistë për mediat italiane, Allegri ka pohuar se qëllimi është që skuadra të luajë në Ligën e Kampionëve, ndërsa dicka e tillë nuk do të ndodhë këtë sezon.

Kampionati është i gjatë, qëllimi ynë është të luajmë në Champions League që na u hoq si mundësi sezonin e shkuar pavarësisht rezultateve. Të luash një ndeshje në javë në kampionat duhet parë si një mundësi për të punuar dhe përmirësuar lojtarët, por të luash në Champions League është diçka tjetër.

Juventusi është skuadra e 6-të, të cilën Allegri drejton në karrierën e tij. 59-vjecari e mori drejtimin për herë të parë në 2014-ën, u largua pas 5 sezonesh, e më pas në 2021-in u rikthye sërish tek bardhezinjtë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të ministres serbe

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar pas deklaratës së ministres serbe për Administratën Publike dhe Vetëqeverisjen Lokale, Snezhana Paunoviç, e cila...
17:45 | 14/07/2026

Sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë, goditet trafikimi i drogës

Policia e Shtetit ka finalizuar në Tiranë operacionin e koduar “De facto”, në kuadër të hetimeve për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive me burime kriminale....
17:10 | 14/07/2026