English

“Ka një lloj serbofobie”, Vuçiç: Lufta e madhe po afrohet, një europian na urren

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Presidenti serb, Aleksander Vuçiç ka dhënë një intervistë për mediat serbe, ku ka komentuar zhvillimet kryesore politike që lidhen me vendin e tij, e për rrjedhojë me rajonin.

- Advertisement -

Ai ka komentuar situatën e krijuar në Parlamentin e Serbisë, që është sipas tij shembull i faktit se demokracia funksionon në vend për faktin se askush nuk u ndëshkua. Nga ana tjetër, Vuçiç ka folur për një lloj serbofobie të manifestuar nga një figurë e njohur që jeton në Serbi të cilit nuk ia përmendi emrin.

“Ne kemi dikë që urren serbët në Beograd, që është i rëndësishëm. Është europian, urren serbët dhe Serbinë kaq shumë saqë është e pabesueshme. Kjo është diçka e rrallë. Kam parë shumë njerëz që urrejnë Serbinë, por nuk kam parë kurrë një njeri të tillë”, u shpreh Vuçiç.

Ai ka pranuar se ka presion të madh ndaj Serbisë për çështjen e Kosovës, të cilën Perëndimi po kërkon ta zgjidhë sa më shpejt që me nisjen e Luftës në Ukrainë.

“Ne po përballemi me krizën më të madhe në botë që kemi parë që nga Lufta e dyte Botërore. Kjo ishte asgjë me atë që po vjen. Ne kemi përpara një përshkallëzim të madh. Shpresoj se disa njerëz do të kuptojnë se askush nuk ka nevojë një përshkallëzim që më pastaj ta neutralizojnë. Në 5-6 muajt e ardhshëm do të kemi konflikte ndër më të mëdhatë” u shpreh Vuçiç.

Ai theksoi se presionet do të jenë më të mëdha mbi çështjen e Federatës Ruse.

“Do të ketë presion të fortë mbi Republikën e Kosovës. Në këtë moment nuk është ende e qartë se kush po fiton në Ukrainë. Është shumë e vështirë të fitosh mbi Perëndimin dhe unitetin e tyre në këtë moment”, theksoi Vuçiç, që ka paralajmëruar kështu një skenar të zymtë për mbarë kontinentin.

LEXONI GJITHASHTU

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

SPAK mbush 5 vite, si e vlerësoni punën e Prokurorisë së Posaçme?