“Ka zmadhim të aortës dhe diabet”- Avokati kërkon lirimin e Gjicit, shtyhet seanca
Gjykata e Elbasanit ka vendosur të shtyjë përsëri seancën për ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici, për datën 14 nëntor 2024, në orën 11:45. Vendimi erdhi pasi Gjykata kërkon të ngrihet një grup prej tre ekspertësh të Institutit të Mjekësisë Ligjore për të shqyrtuar dokumentacionin e gjendjes shëndetësore të Safet Gjicit.
Gjici nuk ka preferuar të jetë i pranishëm në seancë dhe ka kërkuar të përfaqësohet nga avokati Markelian Jançe. Sipas avokatit, ish-kryebashkiaku i Kukësit vuan nga probleme të sistemit kardiovaskular, zmadhim të aortës dhe diabet i formës së rënduar. Avokati shprehet se këto problematika Gjici i ka pasur edhe më herët, por gjendja e rënduar psikologjike në burg ka përkeqësuar edhe më tej shëndetin e tij.
Ish-kryebashkiaku i Kukësit po vuan dënimin për korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyre. Në kërkesën e tij drejtuar gjykatëses Suela Lika, avokati mbrojtës u bazua në nenin 59/a, pika C të Kodit Penal, sipas të cilit një i dënuar që ka mbetur më pak se 2 vite heqje lirie mund të qëndrojë në shtëpi për shkak të gjendjes shëndetësore.
Safet Gjici, i dënuar me 3 vite burgim, ka ende për të shlyer 1 vit e 2 muaj dënim të mbetur. Ndërkohë, aktualisht ai gjendet i hospitalizuar në një spital privat.
LEXONI GJITHASHTU:
- Shtyhet seanca për Safet Gjicin, shkak mungesa e një anëtari të trupit gjykues
- Avokati i Safet Gjicit për Review: Është i pafajshëm, nuk ka patur projekt për qentë
Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik
Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë