Kadare propozohet sërish për Nobel, Persida Asllani: Gjesti i duhur nga Akademia, është vlerësimi që i bën lexuesi

28 Janar 2020 | 19:22

Shkrimtari ynë kombëtar, Ismail Kadare bëri 84 vjeç ditën e sotme. Në këtë ditë të veçantë, Akademia e Shkencave e nominoi sërish për çmimin Nobel. Në një lidhe të drejtpërdrejtë me Ilva Now, në Euronews Albania, pedagogia dhe studiuesja e letërsisë Persida Asllani e vlerësoi këtë si gjestin e duhur të akademisë, që tregon më së miri vlerësimin shumë të madh që i bëhet nga lexuesit shqipfolës dhe jo vetëm dhe një shenjë afeksioni e lexuesit ndaj gjeniut të letrave shqipe.

“Mendoj që ai ka të inteligjencë që ta lexojë së pari si një shenjë vlerësimi që i bën gjithmonë lexuesi i vet. Mendoj se është gjesti i duhur i akademisë sepse kjo është mënyra si funksionojnë gjërat dhe le të shpresojmë që këtë herë do funksionojë”, – tha znj. Asllani.

E pyetur lidhur me vërtetësinë e ekzistencës së letrave anonime të shkruara në Akademinë  e Stokholmit kundër Kadaresë nga shqiptarë, studiuesja u shpreh se nuk beson në format anonime të komunikimit që përdoreshin në diktaturë për të dëmtuar të tjerët.

Duke iu referuar fituesit të Nobelit në Letërsi për vitin 2019, Peter Handke dhe skandalin që pasoi zgjedhjen e tij pas daljes në dritë të pikëpamjeve politike dhe adhurimit ndaj të ashtuquajturit kasapi i Ballkanit, Sllobodan Milosheviç, znj. Asllani theksoi faktin se Nobeli është në radhë të parë dhe mbi të gjitha një çmim letrar, gjë që duhet marrë parasysh nga akademia edhe në rastin e Ismail Kadaresë, pavarësisht diskutimeve sa i përket çështjeve politike që shpesh lidhen me figurë e shkrimtarit tonë.

“Nobeli në radhë të parë është një çmim letrar, pavarësisht se i mbështet me elemente të tjerë të dobishmërisë së veprës së autorëve ndaj njerëzimit”, – tha znj. Asllani, ndërsa theksoi faktin se në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, Ismail Kadare është një nga autorët më të rëndësishëm.

Studiuesja e njohur propozoi edhe titujt nga shkrimtari i madh që duhet të lexohen me patjetër, duke nisur që nga ‘Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur’, ‘Kronikë në Gur’, ‘Prilli i thyer’, ‘Ura me tri harqe’, ‘Nëpunësi i pallatit të ëndrrave’ apo ‘Darka e gabuar’.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Korça, qendra e muzikës frymore! Mbi 200 artistë në AIR FEST-LULUFEST

Korça mirëpriti edicionin e dytë të Air Fest, LuluFest, një festival që mblodhi mbi 200 instrumentistë nga Shqipëria, Italia, Mali i Zi, Greqia dhe Maqedonia...
17:41 | 18/07/2026

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026