Kadilli: Shpresoj që ndryshimet në statut të bëhen realitet në Kuvendin Kombëtar
Partia Demokratike mblodhi sot rreth orës 11:00 kryesinë.
Agjenda e kësaj mbledhje lidhet me miratimin e metodologjisë së analizës për zgjedhjet e 25 prillit, që opozita e cilëson “masakër elektorale”.
Pikë e dytë e agjendës ishte thirrja e Kuvendit Kombëtar të Partisë më datë 17 Korrik.
Kjo ishte mbledhja e parë e Kryesisë pas zgjedhjeve në PD që konfirmoi në detyrë Lulzim Bashën me 81% të votave.
Pas mbledhjes, për mediat foli edhe anëtari i kryesisë që kandidoi për kreun e partisë, Fatbardh Kadilli, i cili tha se shpreson që ndryshimet statutore të bëhen realitet në Kuvendin Kombëtar.
“Partia të reagojë më mirë për të parë ri-ngritjen. Në këtë kuadër dhe meqë jemi përballë Kuvendit Kombëtar që është paracaktuar më 17 korrik e ftova kryesinë që të shqyrtojë ‘manifestin politik për ri-ngritjen e PD-së’ si një dokument politik nga i cili burojnë propozime të rëndësishme për ndryshime statuore, për ndryshime të strukturës dhe praktikës dhe sjelljes së PD-së, përfshirë këtu edhe disa nga sfidat që do të këtë partia në legjislaturën që do të fillojë në shtator”, shtoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
PD mbledh sot kryesinë, në fokus analiza e zgjedhjeve dhe thirrja e Kuvendit Kombëtar
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta