Kafja e pandashme në përditshmërinë e qytetarëve dhe pse çmimi është rritur

1 Dhjetor 2025 | 20:41

Çmimi i kafes po rritet çdo herë e më shumë, por kjo gjë nuk i pengon qytetarët në vendin tonë që të mos e konsumojnë atë. Të dhënat e INSTAT tregojnë se gjatë tetorit, rritja ka qenë 7.1% për “kafe, çaj dhe erëza”, krahasuar me një vit më parë.

Por surprizuese mbeten shifrat e importit dhe konsumimit. Në 10 muajt e parë të vitit, janë konsumuar 6.7 mijë tonë kafe, një rritje prej 3.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo shifër është ndër më të lartat e regjistruara që nga viti 2018.

Sociologia, Entela Binjaku u shpreh se pirja e kafes është bërë një ritual i përditshëm teksa ndajnë shqetësimet e tyre ose për të zgjidhur situata të ndryshme.

“Kafeja është bërë pjesë thelbësore e bareve dhe restoranteve, që janë bizneset më të zakonshme në të gjithë Shqipërinë. Shqiptarët e gjejnë tek këto bare dhe restorante një pikë takimi, ku mund të bisedojnë ose të kalojnë kohë me të tjerët, me më shumë ose më pak kuptim.

Pirja e kafesë është bërë një ritual i përditshëm që rrjedh nga vitet e mëparshme, dhe shumë njerëz e kanë të vështirë ta ndryshojnë këtë rutinë. Rreth një filxhani kafe, njerëzit ndajnë hallin dhe shqetësimet e tyre, përjetojnë momente të përbashkëta dhe shpesh mund të kryejnë edhe marrëveshje për të zgjidhur situata të ndryshme”, u shpreh ajo.

Në Shqipëri, kafenetë nuk janë thjesht vende për të pirë kafe, ato janë pika takimi dhe reflektimi për të rinjtë dhe profesionistët, pjesë e rëndësishme e stilit të jetesës. Konsumimi i kafes nuk është vetëm një zakon i përditshëm, por një simbol i mikpritjes dhe i jetës sociale, një traditë e ruajtur ndër breza që e ka çuar konsumin në nivele historike.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026