Kakavijë: Rreth 10 mijë persona kaluan kufirin në 24 orë

24 Dhjetor 2024 | 10:31

Gjatë 24 orëve të fundit, rreth 10 mijë persona kanë kaluar pikën kufitare të Kakavijes, në të dyja drejtimet mes Shqipërisë dhe Greqisë. Autoritetet raportojnë për përpunimin e 9499 shtetasve, nga të cilët 6666 në hyrje dhe 2833 në dalje, si dhe 2873 mjeteve, përfshirë 1922 në hyrje dhe 951 në dalje.

Shumica e personave që lëvizin në këtë periudhë janë emigrantë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi, të cilët po kthehen në atdhe për të kaluar festat pranë familjeve. Po ashtu, një numër i konsiderueshëm udhëtarësh po drejtohen drejt Greqisë për festimet e fundvitit.

Lëvizjet intensive pritet të vazhdojnë gjatë ditëve në vijim, ndërsa autoritetet kufitare janë në gatishmëri për të përballuar fluksin në rritje.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026