Kakavijë, vijon fluksi në kufi për festat, 20 mijë persona lëvizën vetëm në fundjavë

23 Dhjetor 2024 | 09:54

Në doganën e Kakavijes vijon fluksi i lëvizjes së qytetarëve për festat e fundvitit në të dyja anët e kufirit.

Gjatë fundjavës nëpërmjet kësaj dogane kaluan në të dyja anët e kufirit me Greqinë rreth 20 mijë persona dhe 5 mijë automjete.

Pjesa më e madhe e personave që lëvizin në kufi janë bashkatdhetarët tanë që jetojnë dhe punojnë në Greqi, të cilët kthehen për të kaluar festat tek të afërmit në vendlindje.

Policia Kufitare ka marë masa për shtimin e sporteleve të dokumentave dhe evitimin e rradhëve të pritjes.

Pala shqiptare po punon me 7 sportele, 4 në hyrje të tokës shqiptare dhe 3 në dalje.

I konsiderueshëm është edhe fluksi i personave që udhëtojnë për të kaluar festat e fundvitit në shtetin grek.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në hyrje të tunelit të Skërficës, në rrugën kombëtare Kardhiq-Delvinë. Një automjet ka dalë nga rruga duke...
22:32 | 25/06/2026

Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën

Moti i keq që ka përfshirë pasditen dhe mbrëmjen e së enjtes qarkun e Gjirokastrës ka sjellë probleme në disa zona të Bashkisë Dropull. Si...
21:58 | 25/06/2026

Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit

“Një agjent nuk del me fytyrë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por vepron në mënyrë të fshehtë.” Kështu u shpreh aktivisti Ervin Goci në...
21:57 | 25/06/2026