Kalaja e shekullit të V në Elbasan pritet të kthehet në një destinacion turistik

30 Mars 2024 | 19:30

Kalaja e Menglit në Elbasan do të bëhët pjesë e guidave turistike ndaj dhe institucinet kanë nisur nga puna për ta bërë atë të aksesueshme. Studiesit vlerësojnë se kjo kala përfaqëson një ndërtim tipik të arkitekturës bizantine të shek. V.

Agim Qoku tha për Euronews Albania: “Ajo është një fortifikim i hershëm, ndoshta një fortifikim natyror i hapur i periudhës së hershme ilire, që më pas romakët e kthyen në një fortifikim të mirëfilltë ushtarak. Nga shekulli IV deri në shekullin VI, pasi gjurmët e qeramikës në të e vërtetojnë në gjë të tillë”.

Kalaja e Menglit ndodhet në kodër me lartësi dominuese, 4 km në lindje të Elbasanit.

“Ky është një objekt i hershëm me shumë vlera arkeologjike e historike që mund të shërbej si atraksion interesant turistik për trevën e Elbasanit. Pasi këtu gjithçka është e mbivendosur hijshëm dhe lexueshëm për këdo që do të dijë se çka ndodhur në shekuj në luginën e Shkumbinit antik, buzë Egnatias dhe në hyrjen lindore të Skampinit dhe të vetë kalasë së Skampës”- tha Qoku.

Studiuesi thekson se do të jenë historianët dhe arkeologët ata që do të punojnë për t’iu vënë në dispozicion turistëve informacionin e nevojshëm në lidhje me këtë kala. Ndërkohë, veç vlerave historike, pozicioni i kalasë së Menglit ofron një pamje fantastike të Elbasanit dhe luginës së lumit Shkumbin.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Abuzuan me fondet e Postës në Durrës, Gjykata cakton masat e sigurisë për tre punonjëset

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës ka caktuar masat e sigurisë për tre punonjëset e Postës Shqiptare, të cilat akuzohen për...
15:14 | 18/07/2026

Aksident në aksin Pogradec-Korçë, plagosen dy persona (VIDEO)

Një aksident me dy të plagosur është shënuar këtë shtunë në aksin rrugor Pogradec-Korçë në zonën e Qafë-Plloçës. Dy mjete janë përplasur fort me njëra-tjetrën...
14:15 | 18/07/2026

“Çdo shteg ka një histori për të treguar”, Rama ndan pamje nga Mokra: Tradita merr jetë

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka shpërndarë pamje nga Mokra teksa shkuan se atje u zhvillua Mokra n’Fest 2026. Ai shkruan se...
13:06 | 18/07/2026