Kallas: Marrëveshja nuk duhet të hedhë themele për luftën e radhës

1 Dhjetor 2025 | 15:52

Kryediplomatja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, ka folur në Bruksel pas takimit të sotëm të ministrave të mbrojtjes dhe të jashtëm të bllokut.

Ajo tha se detyra e saj dhe e diplomatëve të tjerë që kërkojnë t’i japin fund luftës në Ukrainë është të bëjnë ‘gjithçka që mundemi për të mbështetur viktimën dhe jo për të shpërblyer agresionin’.

‘Qëllimi është të kemi një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, jo një marrëveshje që hedh themelet për luftën e ardhshme,’ shton ajo.”

Kallas foli gjithashtu për dorëheqjen e ndihmësit të ngushtë të Zelenskyt, Andriy Yermak, pasi shtëpia e tij u bastis nga policia kundër korrupsionit javën e kaluar.

Ajo tha se “veçanërisht gjatë kohës së luftës, besimi ka rëndësi” dhe se “lufta e Ukrainës për liri dhe rruga e saj drejt Evropës nuk duhet të njollosen”.

Por Kallas shtoi se “fakti që po zhvillohen hetime tregon se organet kundër korrupsionit në Ukrainë funksionojnë”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026