Kallas propozon vazhdimin e mandatit të Sorensen

28 Nëntor 2025 | 21:11

Shefja e diplomacisë evropiane Kaja Kallas ka propozuar zgjatjen mandatit të emisari special për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.

Propozimi i Kallas u diskutua javë më parë në Komitetin për Punë të Jashtme dhe Siguri, dhe paraprakisht në Grupin Punues të Këshilltarëve për Punë të Jashtme dhe atë për Ballkanin Perëndimor.

Pa dhënë detaje, në një përgjigje për TV Dukagjinin, Shërbimi i Jashtëm i BE-së konfirmoi përkrahjen për vazhdimin e punës nga diplomati danez.

“Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë, Peter Sorensen gëzon mbështetjen e plotë të Përfaqësueses së Lartë dhe të shteteve anëtare të BE-së. Rezultati i proceseve në Këshillin e BE-së do të kumtohet porsa të kompletohet”, ka thënë BE, shkruan KosovaPress.

Mandati fillestar i Sorensen, i cili nisi punën më 1 shkurt 2025, përfundon më 28 shkurt 2026.

Diplomati danez vizitoi Kosovën katër herë, ndërsa organizoi disa takime në nivel kryenegociatorësh.

Takimi i nivelit të lartë në dialogun Kosovë-Serbi, të cilin, në qershor, Sorensen tha se po e përgatitë, nuk ndodhi.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministri i Mbrojtjes takim me Dendias në Athinë, detaje nga agjenda

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi do të udhëtojë të hënë në Greqi ku pritet të zhvillojë një takim me homologun e tij grek, Nikos Dendias...
20:08 | 28/06/2026

Tentoi t’i arratisej policisë, shoferi përplaset me makinën që priste në semafor. 2 të vdekur dhe 1 i plagosur në Barcelonë

Një aksident i rëndë u regjistrua këtë të diele në Barcelonë, kur dy persona humbën jetën dhe një tjetër u plagos. Shoferi i njërit mjet...
18:54 | 28/06/2026

Serbët do të vazhdojnë protestat edhe pasi presidenti Vuçiç njoftoi se do të japë dorëheqjen

Mijëra protestues pritej të mblidheshin në qytetin serb të Kralevës të dielën, një ditë pasi Presidenti Aleksandar Vuçiç tha se do të jepte dorëheqjen, duke hapur...
18:09 | 28/06/2026