Kallas: Mbështetje për Ukrainën dhe presion ndaj Rusisë për të ndalur luftën

11 Gusht 2025 | 20:43

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaia Kallas, deklaroi se uniteti transatlantik dhe mbështetja për Ukrainën janë thelbësore për t’i dhënë fund luftës dhe për të ndalur agresionin rus në Evropë.

“Uniteti transatlantik, mbështetja për Ukrainën dhe presioni ndaj Rusisë janë mënyra se si do ta përfundojmë këtë luftë dhe do të parandalojmë agresionin e ardhshëm rus në Evropë”, u shpreh Kallas menjëherë pas një takimi të jashtëzakonshëm të Këshillit të Punëve të Jashtme, i zhvilluar përmes videokonference.

Në një postim në platformën “X”, ajo bëri të ditur se ministrat e Jashtëm të BE-së shprehën mbështetjen e tyre për hapat e ndërmarra nga SHBA drejt një paqeje të drejtë.

“Ndërkohë, ne po punojmë për më shumë sanksione kundër Rusisë, më shumë mbështetje ushtarake për Ukrainën dhe më shumë ndihmë për nevojat buxhetore të Ukrainës dhe procesin e pranimit në BE”, shtoi Kallas.

LEXONI GJITHASHTU:
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shpërthime të shumta në Irak, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzojnë pesë dronë

Pesë dronë vetëvrasës u rrëzuan mbi qytetin verior të Irakut, Erbil, pasi u interceptuan nga sistemet e mbrojtjes ajrore, ndërsa shpërthime të shumta u dëgjuan...
22:22 | 22/07/2026

Ushtarët polakë dhe gjermanë përforcojnë së bashku kufirin e Polonisë me Rusinë

Ushtarët e Polonisë dhe Gjermanisë po punojnë së bashku për të përforcuar kufirin polak me Rusinë, në kuadër të përpjekjeve për të forcuar krahun lindor...
22:19 | 22/07/2026

SHBA kërcënon me sanksione kompanitë kineze për vjedhjen në fushën e inteligjencës artificiale

Sekretari i Thesarit i SHBA-së, Scott Bessent, paralajmëroi se kompanitë kineze mund të përballen me sanksione dhe kufizime eksporti nëse përfshihen në vjedhje në shkallë...
22:17 | 22/07/2026