I dënuar në SHBA për përdhunim, arrestohet me kallashnikov në makinë 44-vjeçari
Një 44-vjeçar, i identifikuar si Eqerem Sorra, është arrestuar nga Policia e Delvinës pasi u kap në flagrancë duke qarkulluar me armë zjarri dhe municion luftarak në automjetin e tij. Operacioni policor, i koduar “Ngarkesa”, u zhvillua në kuadër të kontrolleve intensive në jug të vendit, veçanërisht pas ngjarjeve kriminale në Sarandë.
Sorra, banues në Vlorë, u ndalua në vendin e quajtur “Blerimas”, teksa udhëtonte me një mjet tip “Toyota”. Gjatë kontrollit në bagazhin e automjetit, shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri kallashnikov dhe një krehër me 30 fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin.
I arrestuari do të përballet me akuzën për “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Ai rezulton i dënuar me 8 vite burg për përdhunimin e një shtetaseje në Kaliforni.
Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Delvinë, me mbështetjen e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe strukturave të Policisë së Shtetit, si pjesë e planit të masave për garantimin e rendit dhe sigurisë publike në zonat turistike të jugut.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna
Vjedhja në Postën e Durrësit, Llabani: Ish-drejtoresha njihej si frekuentuese kazinosh, pas saj ka persona të tjerë
Atentati me 3 të plagosur në Elbasan, gazetari: Dyshohet për lajthitje në objektiv
- 22:33 Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna
- 22:22 Shpërthime të shumta në Irak, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzojnë pesë dronë
- 22:19 Ushtarët polakë dhe gjermanë përforcojnë së bashku kufirin e Polonisë me Rusinë
- 22:17 SHBA kërcënon me sanksione kompanitë kineze për vjedhjen në fushën e inteligjencës artificiale
- 22:16 Irani paralajmëron SHBA-në dhe aleatët: Çdo sulm do të marrë përgjigje të fortë
- 22:12 SHBA pritet të nënshkruajë marrëveshje me Arabinë Saudite për programin bërthamor civil