Nutricionistja Anila Kalleshi, thotë se është kundra konsumimit të alkoolit, por nëse konsumimi bëhet në mënyrë të moderuar nuk shkakton dëme të mëdha në organizëm.
Në një intervistë për “Euronews Albania”, Kalleshi u shpreh se duhet të tregohemi të kujdesshëm që edhe nëse konumojmë shumë pak, të mos varemi nga alkooli.
“A duhet të konsumojnë të rinjtë alkool? Jam ekstermisht kundra konsumimit të alkoolit, duke të gjitha dëmet që i shkakton organizmit, në tru, në pankreas, në mëlçi, në zemër, në mjaft sëmundje kancerogjene, por në mënyrë të moderuar, absolutisht nuk mund të themi që mund të kemi dëme shumë të mëdha. Nëse kemi një festë, kemi një takim mes miqsh, patjetër që ne mu nd të kosnumojmë verë, birrën, një pije tjetër alkoolike , por gjithmonë në mënyrë të kujdesshme”, theksoi ajo.
Lidhur me thirrjen që qeveria në Japoni u ka bërë të rinjve për të konsumuar më shumë alkool, Kalleshi theksoi se japonezët mbahen për një stil jetese të shëndetshme dhe se është kundra konsumimit të pijeve alkoolike.
LEXONI GJITHASHTU