Kallëzimi i Aulon Kalasë për zgjedhjet, GJKKO: KAS të hetohet për shpërdorim detyre

20 Nëntor 2025 | 11:11

GJKKO ka vendosur të hetohet për shpërdorim detyre Komisionin e Ankimit dhe Sanksioneve mbi kallëzimin e kandidatit demokrat Aulon Kalaja lidhur me rezultatin e zgjedhjeve të 1 1majit.

Gjyqtarja Etleva Deda rrëzoi vendimin e prokurorit të SPAK Sotir Kllapi për mos fillimin e hetimeve. Në vendim Gjykata e Posaçme urdhëron SPAK regjistrimin e procedimit penal dhe hetimin e 5 anëtarëve të KAS për shpërdorim detyre.

Në një prononcim për mediat jashtë godinës së Prokurorisë së Posaçme, Kalaja u shpreh se rezultati i zgjedhjeve të 11 majit u falsifikua.

“Gjykata konstaton se KAS duhet të rinumëronte të gjitha kutitë. KAS sipas gjykatës, ka shkelur ligjin duke miratuar një tabelë përmbledhëse të falsifikuar, sepse në 300 e ca kutitë e tjera të pa rinumëruar ka pasur vota të falsifikuar”, tha Kalaja.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s

Është publikuar fotoja familjare nga darka shtetërore e organizuar nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në nder të krerëve të shteteve dhe qeverive pjesëmarrëse...
22:01 | 07/07/2026

Sot dita e 38-të e protestës, qytetarët i drejtohen Kryeministrisë për të mbajtur fjalimet e tyre

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 38-të radhazi. Si çdo pasdite, edhe këtë të hënë, rreth orës...
19:54 | 07/07/2026

Shtetësia shqiptare humb interes, aplikimet për azil në rritje

Shtetasit e huaj që kërkojnë të marrin pasaportën shqiptare kanë ardhur në rënie gjatë vitit 2025. Të dhënat e INSTAT tregojnë se shtetësinë shqiptare e...
19:41 | 07/07/2026