Kalon me 114 vota pro rezoluta për integrimin në BE, PS dhe PD bashkojnë votat

14 Maj 2026 | 17:00

Në seancën plenare të kësaj të enjte ka kaluar me 114 vota pro rezoluta per integrimin në BE. Gjatë votimit deputetët e PS dhe PD bashkuan votat duke miratuar projekt-rezolutën për procesin e integrimit evropian të vendit.

I vetmi deputet që ka abstenuar ishte Bujar Leskaj. Në përfundim projektrezoluta kaloi me 114 vota pro, vetëm 1 abstenim dhe asnjë kundër.

Kjo rezolutë parashikon bashkëpunim gjithëpërfshirës dhe angazhim të përbashkët për avancimin e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Deputetja demokrate Albana Vokshi gjatë fjalës së saj në Kuvend theksoi se Partia Demokratike dhe aleatët mbështesin plotësisht procesin e anëtarësimit të vendit në BE.

“PD dhe forcat politike aleate janë, kanë qenë dhe vijojnë të mbështesin anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Sot ritheksuam edhe njëherë rrugën e vetme të mundshme për të ardhmen e vendit. Ne besojmë fuqimisht që është në interesin më të mirë, në interes të qytetarëve europianë, që procesi i anëtarësimit të bazohet në meritë dhe reforma të vërteta”, tha Vokshi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026